Nga Edi Rama
Më vjen shumë mirë që sot është mundësia të diskutohet mbi një çështje të hapur. Është çështje e hapur sepse pas Luftës së Dytë Botërore u vendos një regjim diktatorial, i cili e shkroi historinë duke i mëshuar me të gjithë brutalitetin e vet shprehjes “historinë e shkruajnë fitimtarët”.
Pas rënies së regjimit diktatorial, pavarësisht se fitimtarët e radhës nuk e kishin brutalitetin e atij regjimi, por ishin vijimësi e atij regjimi në aspektin e mendësisë, përsëri kjo çështje mbeti një çëshjte që më shumë sesa historianëve iu la të gjithë atyre që me mënyra dhe rrugë të ndryshme mund të bëjnë vetëm dëm, kur ndërhyjnë në fushën e shkrimit të historisë.
Kanë kaluar shumë vite, por përsëri besoj se nuk janë mjaftueshëm për distancën dhe qetësinë e nevojshme për ta shkruar historinë e Luftës së Dytë Botërore, edhe pse kanë kaluar vite dhe të gjitha dokumentet e burimet janë të mjaftueshme për të arritur në konkluzione relativisht objektive. Them relativisht, pasi unë besoj se në të gjitha rastet, edhe për historianët vetë, objektiviteti absolut është i pamundur. Historia, edhe kur shkruhet mbetet me lirinë e plotë, nga çdo lloj zgjedhje e jashtme, një produkt relativ.
Më vjen mirë që ende ka forca dhe individë që janë të interesuar që të kontribuuojnë për një shkrim relativisht objektiv të Luftës së Dytë Botërore. Edhe Akademia e Shkencave është e interesuar në shkrimin e historisë së shqiptarëve, por ende mesa unë jam informuar, nuk ka hyrë në këtë fazë të historisë që është faza ku fillon vështirësia e distancimit të emocioneve dhe prirjeve individuale.
Gjithashtu, kam një farë besimi, se çfarëdo që të prodhohet sot e në vijim, do të jetë shumë më pak e ngarkuar sesa pavionët e Muzeut Kombëtar, të bëra me konsulencën e historianëve para dhe pas rënies së diktaturës, të cilat për hir të së vërtetës e tregonin si në një pasqyrë se sa e ngjashme ishte para dhe pas diktaturës qasja e historisë, duke e tërhequr maksimalisht nga vetja litarin, pra nga interesat e pushtetit politik të radhës.
Sa më takon mua dhe qeverisë shqiptare, sot e një dekadë nuk ka asnjë interes për të ndërhyrë në punët e historianëve dhe asnjëlloj kompleksi për të ndërhyrë në të gjitha të vërtetat e historisë. Duke falenderuar dhe duke shprehur respekt e mirënjohje për të gjithë juve dhe të gjithë ata që përpiqen në këtë lëmë, më lejoni që të kërkoj ndihmë nga Zoti që historianët e rinj, të kenë sadopak nga ndërgjegjia dhe pasioni juaj, ashtu sikundër duke ua qarë hallin atyre të kenë sadopak fakte historike të qarta kur të vijë radha për të shkruar historinë e këtyre kohëve, kur qeveritë dhe shtetet komunikojnë më shumë me SMS sesa me shkresa.
Kjo do të jetë një sfidë e madhe për historianët, sepse të gjitha letrat e dërguara, të gjitha korrespondencat e prodhuara nga shkëmbimet e letrave kanë qenë një nga ingredientët më të rëndësishëm të kuzhinës së historisë. Këto nuk janë më në atë kuzhinë, ose janë në sasira që mund të krijojnë më shumë keqkuptime sesa të japin informacionin e plotë, pasi pjesa më e madhe e korrespondencave janë në platformë telefonash.
Ngushëllimi i madh është që kur të vijë koha për të shkruar historinë asnjëri nga ne nuk do të jetë gjallë.
*Fjala e kryeministrit Edi Rama gjatë promovimit të "Të gjithë të rënët e Luftës së II Botërore", studim i Akademisë së Studimeve Shqiptare
bravooooooo . jan ata qe i ngrihet sapo shikojn bytht e lindes
Sa per historine e Shqiperise, vetem ty ,o babalok besojme....lol
Si ka mundesi qe çdo kundershtar politik dhe ideje shkruajne e komentojne me fjaè e fjalu banale, anuk mund ta gjejne dot fjalen ndryshe qe te tregojne inteligjecen ? besoj se dominon injoranca dhe si ordiner perdorin shfyrjen me inat e banalite.
nga Njera ane ,krijoj Akademine duke i ber Arken e Shtetit rush e kumblla tu harxhu Miljona Euro per ca plehra antishqiptare Miqr e tij,qe ti ket pas bythe per interesat e bythes se vet ( ku do Mjaftonte Xhufi e 4-5 Studjues Serioze -Patriote ) nga ana tjeter mbron Hobyt Historiane ! Ishkreti bythqim ,s'di nga ta kthej bythen me pare ! Ptuh plehre. bythqim tirane tamam
Une nuk jetoj ne Shqiperi dhe problemet ne Shqiperi nuk mund ti ndjej apo kuptoj si shqiptaret qe jetojne aty. Por kur futem ndonjehere per te lexuar ndonje koment, sinqerisht te vjen ndot qofte nga vulgariteti, urrejtja por edhe nga llogjika e perdorur nga disa ketu. Po pse e legena te "papune", c'fare do thoshte me teper ose me pak ky kryeministri ne kete rast? Po perdorni kete menyre komentimi per te mbuluar "mjerimin" tuaj shpirteror. Edit me te keqiat apo te mirat qe ka si plasi per komentet ketu sepse ka tjeter mision, Mero Baze ferkon duart se ka plot idiote dhe te ashtuquajtur analiste qe komentojne pa kufi etike dhe ai merr klikimet e duhura per te mbajtur gazeten gjalle
Hipokritet e historise! Dakort historine Mo's ta shkruajne fitimtaret, por pse duhet ta shkruajne bashkepunetoret e nazifashisteve dhe humbesit e luftes?!! Bisht qeni kane mbetur, duan si eedhe ne ate kohe te lavdishme pushtet pa merite. Jane historikisht hipokrite. Nderkohe fitimtari nuk gjykohet, shembull eshte Trampi juaj o nazifashiste te rinj me dr. Celo Hoxha, o pika e zeze cfare na gjeti!!!
Po ka pasur ngarkese politike ne regjimin e shkuar shkrimi historise por mos na e shesin si "shkencor" rishkrimin qe po i bejne me teori totalisht antishqiptare. Nje shifer interesante e ketij pseudo sturimi ish rreth 7500 te vrare nga forcat partizane balli legaliteti dhe rreth 16.000 italiane e gjermane. Pra shqiptaret e paarmatosur edhe "ne lufte civile" sipas ketyre se them dot studiues paskan bere kerdine...maah sme del as logjika as arithmetika...Neveri!