Vendosja e pllakës për Lasgush Poradecin në Vjenë ndez polemika, e bija denoncon përjashtimin nga ceremonia zyrtare...

1 Shkurt 2026, 14:18Kulturë TEMA
Vendosja e pllakës për Lasgush Poradecin në Vjenë ndez

Vendosja e një pllake përkujtimore për poetin e madh shqiptar Lasgush Poradeci në shtëpinë ku ai ka banuar në Austri është ka shkaktuar polemika, për shkak të përjashtimit të familjarëve nga ceremonia zyrtare.

Iniciativa është ndërmarrë nga Ambasada e Shqipërisë në Vjenë, ndërsa ceremonia pritet të zhvillohet më 5 shkurt. Lajmi është bërë publik nga ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, i cili ka njoftuar se në aktivitet do të marrin pjesë përfaqësues të autoriteteve vendore austriake dhe shqiptare.

Por ajo që ka ngjallur reagime është fakti se familja e poetit nuk është ftuar. Marie Lasgush Poradeci, e bija e Lasgush Poradecit, ka deklaruar publikisht se nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare dhe asnjë njoftim institucional nga Bashkia e Pogradecit për këtë ceremoni.

“Sapo më erdhi një informacion nga Ambasadori ynë në Austri. Unë nuk kam asnjë ftesë dhe asnjë njoftim nga Kryetari i Bashkisë Pogradec, i cili do të marrë pjesë në këtë ceremoni me një delegacion zyrtar”, shkruan ajo ndër të tjera në reagimin e saj.

Sipas njoftimit zyrtar, në aktivitet do të jenë të pranishëm kryetarja e Bashkisë së Graz-it, Elke Kahr, kryetari i Bashkisë së Pogradecit Ilir Xhakolli, si dhe ambasadori Velaj.

Reagimi i familjarëve ka hapur një debat thelbësor mbi mënyrën se si institucionet shqiptare nderojnë figurat e kulturës kombëtare ku vetë bija e tij ngre pyetjen se: a mund të ketë ceremoni përkujtimore për një poet të përmasave të Lasgush Poradecit, duke anashkaluar trashëgimtarët e tij?

“Kujtimi i një figure të tillë nuk është thjesht akt protokollar. Rruga për të nderuar tim atë kalon nga familja e tij”, është mesazhi  i përcjellë nga e bija e poetit. /mapo/

4 Komente

  1. Real

    Asgje e jashtezakonshme . Keto jane pjese e Albanistanit.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Punë Fateje

      Nuk është e domosdoshme pjesëmarrja apo ftesa për të bijën e Lasgush Poradecit. Por nëse Pogradeci dërgon një delegacion atje, në përbërje të tij, duhet të jetë edhe e bija. Të shkojë një delegacion burokratësh, që asgjë nuk i lidh me poetin dhe të mos shkojë e bija, nuk vete fare. Por kjo nuk më çudit me Faten. I njëjti kallëp artisti kokëbosh dhe gënjeshtar si kryeministri. Sidoqoftë aktiviteti zhvillohet me paratë e shtetit shqiptar.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje