Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” sjell premierën “Djali” të autorit Florian Zeller, “Djali” sjell një dramë të fuqishme familjare për një adoleshent, që përballet me depresionin dhe pasojat e divorcit të prindërve.
Një rrëfim i dhimbshëm për dashurinë, fajësinë dhe rëndësinë e komunikimit vjen mbrëmjen e 29 janarit në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Vepra teatrore vjen në skenë me regji nga Fatos Berisha, një prej regjisorëve të njohur nga Kosova.
“Si proces sipas mendimit tim ka qenë i jashtëzakonshëm me një super ekip të aktorëve, me një teatër shumë të përshtatshëm për këtë lloj shfaqje dhe mezi pres ta prezantojmë para publikut”, u shpreh Berisha.
“Vepra është reale dhe ua këshilloj prindërve”, u shpreh aktorja Egla Ceno.
“Djali” nga Florian Zeller është premiera e parë për këtë vit në skenën e teatrit kombëtar eksperimental.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje