Shuhet babai i Redon Makashit, Fitim Makashi

31 Janar 2026, 17:10Kulturë TEMA
Shuhet babai i Redon Makashit, Fitim Makashi

Këtë të shtunë, në moshën 82-vjeçare, ka ndërruar jetë aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Fitim Makashi, babai i artistit Redon Makashi.

Fitim Makashi ishte një nga figurat e rëndësishme të teatrit dhe filmit shqiptar. I lindur më 10 prill 1944 në Gjirokastër, ai kreu studimet për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe u angazhua për vite me radhë në Teatrin Popullor, ku interpretoi dhjetëra role në drama dhe komedi, duke u vlerësuar për seriozitetin dhe natyrshmërinë e tij në skenë.

Në kinematografi, ai la gjurmë me role në shumë filma të njohur shqiptarë nga vitet ’60 deri në fillim të viteve ’90. Interpretimet e tij u dalluan për karakter të fortë dhe prani të veçantë artistike, duke e bërë pjesë të rëndësishme të brezit që ndërtoi identitetin e kinemasë shqiptare.

Përveç karrierës si aktor, Fitim Makashi kontribuoi edhe si pedagog, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj artistësh. Trashëgimia e tij artistike do të mbetet pjesë e memories kulturore shqiptare.

Fillimet në film i ka që në vitin 1967 me një rol episodik të një marinari në filmin “Dueli i heshtur”, duke vazhduar me filmat e tjerë si “Prita” (1968) “Njësiti gueril” (1969) “Ndërgjegja” (1972) “Rugicat që kërkonin diell” (1975) “Në fillim të verës” (1975) “Ilegalët” (1976) “Nga mesi i errësirës” (1978) “Intendenti” (1980) “Gjurmë në kaltërsi” (1981) “Tre njerëz me guna” (1985) “Shpella e piratëve” (1991) “Vdekja e kalit” (1992). A.K./TemA

9 Komente

  1. M
    Muli

    U prehtë në paqe!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albi

      Artist i madh . Jemi rritur me filmat dhe karakteret ne role qe ka realizuar . Nje aktor serioz me nje ze te veçante , do mbahet mend gjate u prehfsh ne paqe...I paharruar kujtimi i tij . Ngushullime familjes .

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rip

        Rip ngushellime Redon

        Përgjigjjuni
        1. S
          Spektatori

          Sa keq po me vjen per kete aktor jo te bujshem por qe shkelqeu ne te gjithe interpretimet e tij aw origjinale. Nje ze shume kumbues. Faleminderit per kenaqesine qe na dhe me artin tuaj. U prehte ne paq Fitim Makashi.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Muzaka i Ri

            Po çfar shkruani, keni bërë gjuhë shqipe? Shuhet babai i kengtarit. Po emri i tijë nuk ju thot gjë??

            Përgjigjjuni
            1. L
              LORA

              Jo vetem Fitimi por edhe bashkeshortja Drita dhe i biri Redoni jane familje artistesh te mirfillte,kontributore me vlere te artit shqiptar I qofte dheu i lehte.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bake

                I paharruar kujtimi i tij........ Nje nder aktoret me te mire FITIM MAKASHI...... Shum keqardhje Kur thuhej - u shua babai i RedonMakshit....... Ai eshte shume here me i madh si artist se Redoni

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Një simpatizant

                  Ngushëllime familjes dhe u prehtë në paqe! Një aktor me të cilin jam dashuruar që kur isha fëmijē me rolin e Sulos tek filmi ‘Prita’. Personazhi i tij me partizanin Sulo,një karakter i fuqishēm burrërie,trimërie e dashurie,mitrolozi i të cilit fliste më shumë dhe bënte protagonizmin në këtë film.Ai ngeli në kujtesen time sa herë që duhej të kujtoja luftën,figura e partizanit heroik në luftën ndaj nazi-fashizmit gjatë Luftës së Dytë botrore. Aktorë dhe figura të tilla të teatrit dhe kinematografisë sonë ,zor se mund ti vijnë më këtij vendi dhe ndjej keqardhje që plejada e tyre po shuhet dalngadalë. Gjithsesi ,vepra që la Fitim Makashi dhe brezi i tij,janë të pavdekshme dhe ato mbajnë gjallë vlerat e tyre të larta artistike dhe njerzore,duke shkruajtur një faqe të ndritur në historinë e artit shqiptar. Respekte familjes se artistëve Makashi ! Ngushëllime dhe një herë për humbjen e njeriut tuaj të dashur e të shtrenjtë!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje