PIKTURA E DITËS nga Nikolla MILLO: Gjirokastra në dëborë!

30 Janar 2026, 18:30Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS nga Nikolla MILLO: Gjirokastra në dëborë!

Nikolla Millo, mjeshtër i peizazhit, portretit, kompozimit, skicës, edhe pse u largua herët në emigracion, që në ‘90, mallin për vendlindjen e shuan përmes artit.

Siç është kjo vepër e fundit, e publikuar me rastin e festave të ndërrimit të viteve ku portretizohet Gjirokastra në një ditë të ftohtë dimri, e mbuluar me dëborë.

Mbi 800 vepra të Nikolla Millos janë në koleksionet private në Shqipëri, Greqi, në muzeume , galeri, mjedise dhe institucione publike.

Millo është vëllai të paharuarit Lefter Millo , futbollistit të shquar të kampionateve të Shqipërisë dhe Greqisë.

Është vëllai i poetes Dina Millo me portretin e së cilës krijoi veprën "Kooperativisja”.

Niko në kohën e studimeve u njoh me piktorin e madh Guri Madhi, i cili kuptoi shpejt talentin e studentit dropullit dhe pati ndikim thuajse në tërë krijimtarinë e tij të mëvonshme. /mapo/

2 Komente

  1. H
    Hana

    Gjinokastra

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beqo

      Sarajet e hankonateve

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje