Ministri i Kulturës Gonxhja dhe kryetari i QKK presin në takim kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdari

30 Janar 2026, 12:22Kulturë TEMA
Ministri i Kulturës Gonxhja dhe kryetari i QKK presin në takim

 Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, së bashku me kryetarin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Jonid Jorgji, pritën në një takim të veçantë, kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Ministri bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi rijetësimin e aktivitetit kinematografik në Kuçovë dhe mënyrat se si mund të pasurohet jeta kulturore e qytetit.

“Projekte interesante u paraqitën edhe për muzeun e ri të qytetit, një hapësirë që do të kontribuojë në rritjen e turizmit dhe do të sjellë më shumë vizitorë vit pas viti”, u shpreh ministri Gonxhja.

Ky takim vjen pas vendimit se MTKS do të investojë rreth 1.4 milion euro për rijetësimin e kinemave në vend, gjatë vitit 2026.

Synimi është të rikthehet magjia e filmit tek publiku anekënd vendit. Pritet që, 7 salla kinemaje të përfitojnë nga modernizimi i teknologjisë dhe ambienteve, duke krijuar një hapësirë më tërheqëse dhe komode për të gjithë shikuesit që duan të shijojnë artin e filmit. A.K./TemA

1 Komente

  1. E
    Ervehe ZIGURI

    Italianët që ndertuan kinemanë në KUÇOVË, e vetmja në Shqipëri me çati të lëvizëshme (për verë), është katandisur si mos më keq, e për më tepër, e kanë lyer me disa ngjyra sikur është karrocë arixhiu…. duke braktisur edhe shatrivanin unik në oborrin e sajë, shkallët moderne, etj, etj…..pa folur për qendrën e vjetër të këtijë qyteti, ku edhe në kohë të Enverit, ishte fabrika e akullit me mbishkrimin në tabelë BIRRA KORÇA bashkë me lulishten karshi dhe shatrivanin poshtë ballkonit të shtëpisë së Inxhinjer TOPTANIT. Në Kuçovë kanë shkatërruar shtëpinë e pritjes, që dikur në të kanë fjetur MUSOLINI, KONTI ÇIANO, JAKOMONI, ENVER HOXHA, HRUSHOVI, MALINOVSKI, ZHUKOVI, MEHMET SHEHU, etj, etj…. Aty ka qenë DIKUR - Kombinati i NAFTËS “Stalin”, që nga kjo, ai qytet moti një zhvillim të PAPARË, me PESË BIBLIOTEKA, kishte kinema, estradë profesioniste, shtëpi kulture “18 tetori” të gjitha këto me Qazim Lilon - drejtor. Pa përmendur pastaj KUADROT drejuese të NAFTËS, që AJO KUÇOVË, i ka harruar, vetëm e vetëm se kanë qenë anëtarë të PPSH etj, etj…. Po a ka më turp ? Greku në Korçë, ka vënë statujë për Jorgo Seferin, ndersa Kuçova, nuk nderon me ndonjë pllakatë tek shtepitë apo emërtuar ndonjë rrugë të ISH DREJTUESVE TË NAFTËS, apo AVIACIONIT, si shtepia e Ing.Toptanit, shtepia e pilot Niko Hoxhës, shtepia e pilot Fahri BUBËSI, shtepia e Lipe Nashit, shtepia e ing. Ramiz XHABIJA, ing. Pirro BOZDO, shtepia e Beqir ALISË, etj, etj…. Prandaj Kuçova me plot gojë, quhet qytet vulë HUMBUR… sepse e katandisën vehten pa histori. U rrofshin saldatorët dhe kallamkusurët….

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje