Thonë se arti i bashkon më të mëdhenjtë, pavarësisht nëse mund të jenë takuar ndonjëherë fizikisht mes tyre. Kur janë të njohur ose miq dhuratat mund të jenë më të shumta apo të shpeshta.
Dhuratat artistike mes dy njerëzve të shquar janë sa të rralla, po aq edhe të veçanta. Dhe mbeten pjesë të artit.
Mjeshtri i madh i pikturës, Ibrahim Kodra i ka dedikuar një portret të veçantë kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadaresë, i ndarë nga jeta pak kohë më parë. Kadare do të festonte sot 90 vjetorin e lindjes nëse do të ishte ende në jetë.
E zbuloi për publikun shkrimtari, Visar Zhiti, nga Lisbona ku ai ndodhet, dhe nga ku e publikoi portetin e Kodrës në profilin e tij Facebook, shoqëruar me një shënim.
Ibrahim Kodra, i ndarë nga jeta në vitin 2006, la pas një portret jo vetëm si dhuratë për Kadarenë, por edhe si kujtesë mes dy ikonave të kulturës shqiptare. “Kujtesa e artit mbetet më e bukura”, shkruan mes të tjerave në shënimin e tij, Visar Zhiti. /MAPO/
Lini një Përgjigje