Skulptori i statujës së Kadaresë: Realizova një ëndërr

28 Janar 2026, 18:00Kulturë TEMA
Skulptori i statujës së Kadaresë: Realizova një

Skulptori, Henri Mimani në një lidhje live për Euronews Albania ka zbuluar detaje lidhur me punën e tij të realizuar dhe krijimin e një skulpture prej bronzi në 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare. Mimani theksoi se skulptura u ideua një vit më parë dhe se u menduan disa variante.

Sipas tij varianti i parë ishte që Kadare të ishte i ulur dhe më pas ky variant u specializua që të kenë akses të gjithë si pjesë e një kafeje më të. Ai shtoi se për realizimin e skulpturës e ndihmuan profesori Timo Flloko, doktor Skënder Brataj, Behar Male dhe Bujar Hudhri.

“Përmasat janë reale, shumë pak mbi naturale. Është gati 1 e 90 e gjatë. Skulptura është realiste. Unë kam pasur ngarkese shumë të madhe kur punoja se nuk është kollaj të bësh një figurë kaq të madhe të zotit Ismail Kadare. Skulptura fillimisht është bërë me baltë dhe më pas është kthyer në allçi dhe materializuar në bronz, është një material i pa vdekshëm”, tha ai.

Artisti shtoi se lokali ku është vendosur skulptura është vendi ku Kadare pinte gjithmonë kafenë. Sipas tij të gjithë e dinin se cila është tavolina e tij dhe orari kur frekuentonte lokalin.

“Kam patur fatin vetë ta takoj shpesh te Juvenilja. Juvenilja njihet si një vend qe ai ulej gjithmonë dhe pinte kafe. Dihej ku ishte tavolina e tij dhe orari kur e takoje.

Kjo ishte ideja prandaj u titullua “Një kafe me Kadarenë”. Tavolina dhe kafja që të jetë sa më afër publikut të jetë sa më njerëzor. Nuk donim ta ngrinim si figurë heroike”, shtoi ai. A.K./TemA

4 Komente

  1. i
    idhulli

    dakort shume bukur, por e kemi pasur nje gjirokastri ne skulpture i ulur. me pelqen puna cilesore e skulptures. por...por kadare ka qene shume rinore , bile shume punetr e shumme, shumev rinor. psh mua do te me pelqente ne kembe mes dy-tre shokeve duke biseeduar e me cingare. kadare na ka marre per dore e na ka pri me sukses drejt te ardhmes ne brezin e ri te shqiperi . parlamentaret nuk e njofin as nuk e kane idene kush ishte as kush eshte kadare. ai ishte frymzuesi, shembulli si e cfare i duhet shqwiperise per te ardhmen. kadare ecte shpejt i sigurte, i gjalle , duke pri i pari ne shtigje jo te lehte e te rrezikshme. ulur nuk me pelqen edhe duke pangeshem ishte ne pune. i lmte skulptorit. jam nga vtopoja i datelindjes 1940, nqe ne gjimnae kam njohue permes poezive e kam " shoqerine me te e ia kam"ruajt" pare hajri, i paharrur kujtimii i Tij

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mos u merzit

      Interesante ideja dhe realizimi. Idhull, nje ide si jotja mund te frymezoje nje tjeter skulptor

      Përgjigjjuni
      1. çashtu idhulli çashtu

        dhe jeten per 35 vitet e fundit e mbylli ne France

        Përgjigjjuni
      2. H
        Henrik apo Hason

        ndysho mmbiemrin ose nga Henrik be Hason.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje