Jeta dhe aktiviteti i kompozitorit Nikolla Zoraqi, si dhe arritjet e muzikës shqiptare erdhën të rrëfyera në një film dokumentar, “Nikolla i zemrës së Tiranës” me skenar nga Natasha Lako dhe regjisor Mevlan Shanaj. Ky është dokumentari i parë i realizuar për një kompozitor!
“Mjeshtër i Madh”. Kompozitori Nikolla Zoraqi i quajtur nga kritika “Çajkovski shqiptar”, radhitet ndër ato figura që kanë dhënë një kontribut të madh për kulturën shqiptare. Në aktivitetin e tij si kompozitor, regjisori Mevlan Shanaj sjell në vëmendje dhe punën si drejtues i festivaleve.
Nikolla Zoraqi trajtoi në krijimtari jo vetëm muzikën e kultivuar, por është shembulli i krijimit, duke shfrytëzuar melosin e muzikës së trevës së Tiranës! Ka punuar si drejtues në Orkestrën e Radio “Tiranës”, pedagog, ka shkruar tetë vepra skenike Ka shkruar muzikë për filma, koncerte, si edhe këngë për festivale!
Filmi dokumentar është një rrugëtim i jetës së tij artistike, duke evokuar ngjarje dhe fakte mjaft interesante nga jeta e kompozitorit te shquar. A.K./TemA
Lini një Përgjigje