Në Akademinë e Shkencave është përkujtuar 100-vjetori i lindjes së kompozitorin Tish Daija duke organizuar një konferencë shkencore mbi veprat që mjeshti I madh la pas.
Ai vlerësohet si kompozitor i baletit të parë shqiptar, autor i qindra krijimeve muzikore me njohje kombëtare dhe ndërkombëtare, si pedagog e akademik.
Gjithashtu si drejtues historik i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, Daija la gjurmë të thella në krijimtarinë muzikore shqiptare.
“Ai është një njëri I cili I ka dhënë hare muzikës shqiptare”
“Ishte një kompozitor me vepër të shtrirë në të gjithë gjinitë e muzikës , nga kënga tek muzika e dhomës , nga krijimet orkestrale”
I lindur në Shkodër, Tish Daija pati kontaktin e parë me muzikën që në fëmijërin e hershme ku nisi të këndonte në korin françeskan dhe më pas u bë anëtar i orkestrës frymore të Prenk Jakovës.
Rrethe vitit 1951–1956 ndoqi studimet e larta dhe u diplomua për kompozicion në Konservatorin Çajkovski në Moskë. A.K./TemA
Lini një Përgjigje