Ndahet nga jeta koreografi i njohur Gazmend Golemi

31 Janar 2026, 08:00Kulturë TEMA
Ndahet nga jeta koreografi i njohur Gazmend Golemi

Koreografi i njohur lezhjan, Gazmend Golemi, është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.

Lajmin e hidhur e bëri të ditur djali i tij përmes një postimi në Facebook. Golemi u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në spitalin e Firences, Itali.

Karriera e tij artistike nisi që në moshën 6-vjeçare, dhe gjatë jetës së tij ai formoi dhjetra grupe valltarësh, të cilët u vlerësuan me çmime brenda dhe jashtë vendit.

Gazmend Golemi mbetet një nga figurat më të rëndësishme të skenës koreografike shqiptare, duke lënë një trashëgimi të pasur artistike. 

/mapo/

Lini një Përgjigje