Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt.

31 Janar 2026, 20:10Kulturë TEMA
Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada

Ditën e sotme u nda nga jeta aktori i famshëm i njohur për rolin e tij te filmi "Vdekja e Kalit" Fitim Makashi.

Ai ishte dhe babai i këngëtarit Redon Makashi. Ngushëllimet e veta i ka shprehur dhe ministri për kulturën Blendi Gonxhja

Më poshtë postimi i plotë:

"Një tjetër yll i teatrit dhe kinematografisë shqiptare u nda sot nga jeta.

Fitim Makashi, aktor, pedagog dhe emër i paharruar i skenës dhe ekranit, i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt.

Ai la gjurmë në skenë me role si Pedagogu në “Pas provimit të dytë”, Beni në “Vdekja e një komisioneri”, Bedriu në “Dritat e skenës” dhe Filipoviç në “Inspektori”.

Në kinematografi u bë pjesë e filmave që sot janë klasikë:
“Nga mesi i errësirës”, “Duel i heshtur”, “Prita”, “Njesiti gueril”, “Ndërgjegjia”, “Larg barbarëve”, “Shpella e piratëve”, “Vdekja e kalit”, “Tre njerëz me guna”, “Gjurmë në kaltërsi”, “Intendenti”, “Ilegalët”, “Rrugicat që kërkonin diell”.
U prehtë në paqe." - shkruan Gonxhja në fb.

A.K./TemA

1 Komente

  1. @
    @.

    I paharuar qofte. Nje nga me te miret e aktoreve. Respect. Ngushellime familjes.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje