VIDEO/ Brad Pitt dhe George Clooney “çmendin” fansat në Festivalin e Filmit në Venecia

1 Shtator 2024, 16:11Kulturë TemA

Aktorët George Clooney dhe Brad Pitt janë kthyer në Festivalin e Filmit në Venecia këtë dielë, ku janë pritur me brohoritje nga fansat. Pitt dhe Clooney do të marrin pjesë në premierën e filmit të tyre “Wolfs.”

Pak përpara se të shfaqeshin në tapetin e kuq, aktorët reflektuan në lidhje me ribashkimin e tyre në film pas shumë vitesh, si edhe për editorialin e Clooney në gazetën New York Times, ku i kërkonte Presidentit Joe Biden të mos rikandidonte në zgjedhjet presidenciale.

I pyetur në lidhje me impaktin e editorialit të tij, Clooney tha se nuk i ishte dashur ende t’i përgjigjej kësaj pyetjeje.

“Ai që duhet të duartrokitet është presidenti, i cili bëri gjjestin më altruist që nga koha e George Washington-it,” tha Clooney. “Asnjë nga makinacionet që na sollën në këtë pikë nuk do të mbahet mend. Dhe nuk ka përse të kujtohen. Ajo që duhet të mbahet mend është akti vetëmohues.”

Diskutimet më pas u përqëndruan tek filmi “Wolfs” me regji të Jon Watts, që do të shfaqet për një kohë të kufizuar në kinema nga data 20 shtator, për t’u transmetuar më pas në platformën streaming Apple TV+ në datën 27 shtator.

1 Komente

  1. B
    Beni

    George Kllouni

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje