VIDEO+FOTO/ Në Zemër të Konfliktit: Një udhëtim fotografik mes luftës në Ukrainë

1 Shtator 2024, 13:10Kulturë TemA

Byron Smith, një fotograf amerikan me famë ndërkombëtare, ka botuar së fundmi një libër me fotografi nga udhëtimi i tij nëpër Ukrainë, ku dokumenton jetët e ukrainasve të përballur me luftën.

Fotografitë paraqesin ukrainasit teksa përpiqen t’i largohen konfliktit duke shfyrtëzuar çdo mjet të mundshëm. Ata shfaqen të ngjeshur në makina bashkë me qentë e tyre, duke pritur të hipin në trena për në Poloni ose thjesht duke ecur në periferitë e qyteteve me fëmijët dhe çantat në duar. Si një foto-reporter i përqendruar kryesisht tek fotografimi i refugjatëve në kampe, instinkti i Smith këtë herë ishte krejt i kundërt: të shkojë drejt rrezikut.

Libri i tij “Testament ‘22” dokumenton udhëtimin e Smith nëpër Ukrainë pak pas nisjes së konliktit me Rusinë në shkurt të vitit 2022.

Fotografitë e Smith shpërfaqin tmerrin që ka shkaktuar lufta, që deri tani ka arritur në qindra mijëra viktima nga të dyja anët. Pamjet përfshijnë momente të trishta, si evakuimi i një civili nga një urë gjysmë e shembur në periferinë e Kievit, apo varrosja e një personi të panjohur të vrarë nga bombardimet ruse. Megjithatë, lufta shpesh nxjerr në pah edhe të mirën dhe të keqen tek njerëzit, dhe imazhet e Smith nxjerrin në pah ndjesinë e komunitetit, dhembshurinë dhe qëndrueshmërinë e ukrainasve që përpiqen të rindërtojnë jetën e tyre.

Smith ka përshkuar rreth 10,000 milje në brendësi të Ukrainës gjatë vitit të parë të luftës, duke mbuluar histori të lëna në hije dhe duke i dhënë kohë vetes për të krijuar një portret më të thelluar të konfliktit. Ai e përshkruan librin e tij si një formë më të ngadaltë të gazetarisë, duke ofruar një pamje më të kthjellët të situatës. /Bjorn Runa TemA

Lini një Përgjigje