Kompleksi i kishave mesjetare në Orikum, më e hershmja daton në shek.VII

31 Gusht 2024, 12:31Kulturë TEMA
Kompleksi i kishave mesjetare në Orikum, më e hershmja daton në

Në akropolin e qytetit antik të Orikumit ndodhet kompleksi i kishave mesjetare, të nxjerra në dritë nga gërmimet arkeologjike në një kishë në vitin 2018 nga ekipi i arkeologëve shqiptaro-zviceranë.

Rrënojat ishin përshkruar që në shek. XIX nga arkeologu francez Leon Heuzey, ndërsa arkeologu austriak Carl Patsch në vitin 1904, thotë se aty gjendej kisha e Shën Gjergjit.

Gërmimet nxorën në dritë një kompleks kishash, ku më e hershmja daton në shek. VII pas Krishtit.

Në përfundim të gërmimit, në vitin 2022 projekti shqiptaro-zviceran në bashkëpunim me DRTK Vlorë realizoi restaurimin e rrënojave të kompleksit të kishave.

Sot vizitorët e parkut arkeologjik të Orikumit, nëpërmjet këtij monumenti mund të kuptojnë më qartë vijimin e jetës në Orikum edhe përgjatë Mesjetës. A.K./TemA

3 Komente

  1. w
    www

    tani banojne myslyman ne orikum ,,,,

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      Mbetje otomanesh

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sio me bisht...

      Permes një të vertete, ne shkrim futen dy të paverteta: ...deshmon per vijimesine e jetes ne Orikum gjatë Mesjetes, thotë autori, dhe e le të paqarte shtrirjen ne kohë të jetes ne Orikum. Sa shekuj? Nje? Dy? Dhjetë? Etj.. Mendoj se mbi një mijë vjetët e fundit, ne Orikum nuk ka patur as dhe nje shtëpi sepse gjoli apo mocali i krijuar nga fundosja e qytetit të lashtë, e beri të pajetueshem jeten njerezore perreth per shkak te mushkonjave qe te nxirrnin sytë... Ato toka janë te Dukatit dhe kanë shetbyer per kullota dhe per te nxjerrë kashte per kasolle bagetish në Pallereng (mocal)... Per komentuedin me lart, Dukati banohet nga myslimane dhe te krishterë... Por sikur dhe vetem nga myslimane, nuk dihet ndonjë luftë qe dukatasit t'i kene zaptuar ato troje me shpatë apo pushkë, sepse janë ata banoret e lashtë te asaj treve... Druaj se mund të dalë ndonjë sionist e të thote: Orikumi është i yni se kemi qenë ne ketu para 10000 vjetesh...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje