Teksa festojnë Ditën e Themelimit të vendbanimit të tyre, pasardhësit e bashkëluftëtarëve të Skënderbeut, manifestojnë me krenari rrënjët e tyre që i lidhin me vendin amë, Shqipërinë dhe mikpresin me dashuri e bujari prekëse delegacionet e mbërritura nga Shqipëria e gjithandej nga Diaspora.
Për t’iu bashkuar gëzimit të tyre me rastin e ngritjes së përmendores së Heroit tonë, mbretit të parë të shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbeut, e për të dëshmuar afërsinë, kujdesin, dhe ndjenjat e pamohueshme vëllazërore, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali i ka surprizuar por edhe ngazëllyer banorët vendas, duke u veshur me kostumin e tyre tradicional, si për t’u sjellë një mesazh e porosi nga Shqipëria: ne jemi një!
View this post on Instagram
“Bustet dhe emri i Skënderbeut tij u japin hijeshi shesheve dhe rrugëve në Tiranë, Prishtinë, Romë, Gjenevë, Zyrih, Paris, Londër, Bruksel, Budapest, Shkup e madje edhe në Miçigan e Çikago, në Shtetet e Bashkuara.
Tani Gjergji vjen në bronx si shenjt mbrojtës dhe monument kujtese edhe në qytetin tuaj si për të na kujtuar ne të gjithëve, që na bashkon një “gljuhë e një gjak”, se secili nga ne sot, e fëmijët tanë nesër, do të jemi po secili një gur në piedestalin e pavdekshëm të Kastriotit tonë”, tha znj. Spiropali.
Aktivitetet në Horën e Arbëreshëve janë të shumta këto ditë, teksa kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ka vizituar muzetë vendorë, kishat, bibliotekat, institucionet shtetërore, si dhe ka biseduar e kuvenduar shqip me arbëreshët patriotë e mikpritës të Siçilisë. A.K./TemA
Po ata, arvanoqasit e greqisoqit ku jane, apo e kane bere gjakun blue????
Kllounia e parlamentit.. ose kryehajdutja e doganave …!!
Baba Rrahimondi me tanga: Ne muslimon brother's m'Albanistan protestojme per kete hajeng sehir te pushtetares..... gezuar ramazonin
Me ben vecanrisht krenar, per emrin shqiptar, zonja Spiropali, nje personalitet teper i vecante,qe i permban te gjitha: Trime, e zgjuar, e bukur. Kryeveziri i ben femrar me lart se burrat, dhe ja rasti i arte, per ta ulur kete zonje grua ne fronin e tij.
Me sa kuptuam nga shkrimi dhe fotot shoqeruese te postuara, banorët vendas qenkan suprizuar dhe sidomos ngazëllyer, me shume nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e veshur me kostumin e tyre tradicional, se sa vete Monumenti i Skenderbeut.
Z.Baze, o Enverist i thekur, pse nuk ma nxjerr komentin...