“FEST FOLK” NDALET NË PUKË/ Këngë dhe valle tradicionale, aktivitete që promovojnë traditat veriore

30 Gusht 2024, 16:20Kulturë TEMA
“FEST FOLK” NDALET NË PUKË/ Këngë dhe valle

"Fest Folk 2024", u ndal në qytetin e Pukës ku banorë të zonës shijuan këngët dhe vallet tradicionale. Ky organizim do të shtrihet në të gjithë qarkun e Shkodrës

Qyteti i Pukës ishte ndalesa e radhës e “Fest Folk 2024.”

Banorë por jo vetëm, shijuan këngët e vallet popullore.

Kostumet tradicionale si një shprehje e krijimtarisë ndër shekuj shiheshin kudo.

Për kreun e këshillit bashkiak të qarkut të Shkodrës, Edmond Ndou, këto aktivitetet rikthejnë identitetin e qyteteve veriore.

Promovimi për turizmin mbetet qëllimi kryesor.

I nisur me Vau i Dejësin, ky organizim do të shtrihet në të gjitha bashkitë e Qarkut Shkodër, me qëllim promovimin e turizmit dhe vlerave të trashëgimisë historike, kulturore dhe etnografike. A.K./TemA

Lini një Përgjigje