VIDEO/ “Një 'skuadër' burrash të vrarë” – Nevila Nika tregon historinë e dhimbshme të familjes së saj

5 Shtator 2025, 15:43Kulturë TEMA
VIDEO/ “Një 'skuadër' burrash të

Historiania Nevila Nika, në një intervistë për TemA, ka rrëfyer historinë e dhimbshme të familjes së saj dhe të familjes Prishtina, mbi të cilën rëndoi përndjekja politike dhe dhuna pas Luftës së Dytë Botërore.

Ajo përmend një sërë ekzekutimesh pa gjyq, ku mes tyre ishin edhe figura të njohura si Xhemal Beg Prishtina, Mehmet Prishtina dhe anëtarë të tjerë të degëve familjare, duke e bërë mbiemrin Prishtina një peshë të rëndë për këdo që e mbante.

Përndjekjet prekën jo vetëm burrat e shtëpisë, por edhe gratë, të cilat u dënuan me burgime dhe internime. Në disa raste, familjarë të saj u detyruan të ndryshonin mbiemrin për të shpëtuar nga represioni, ndërsa familja Toto u shua pothuajse plotësisht, pasi pesë burrat e saj u vranë brenda një periudhe të shkurtër.

Nika e përshkruan këtë fat tragjik si humbjen e një “skuadre të tërë burrash” brenda pak vitesh, vetëm pse kishin punuar dhe qenë aktivë.

Megjithatë, përtej dhimbjes, ajo nënvizon se kujtimi dhe emri i tyre nuk janë zhdukur: “Emri ngelet. Kjo është e vërtetë… Ndjehesh mirë, sepse në momentin që shkon në çdo cep të Shqipërisë dhe më përmendin emrin e tim ati, që ka qenë profesor dhe sportist, që e njohin të gjithë e nuk lënë fjalë pa thënë, ndjehesh mirë.”