Kryeministri Edi Rama dekoroi sot violinistin Tedi Papavramin me “Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës”, në emër të Presidentit të Republikës.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në ambientet e kryeministrisë, kryeministri Rama e cilësoi Papavramin “një yll plot shkëlqim në yjësinë e Shqipërisë europiane”.
Kryeministri nënvizoi se ky urdhër është për Tedin përkthyes, krijues, aktor, kërkues, për Tedin shqiptarin e Europës dhe të botës.
Rama vlerësoi faktin se kjo ceremoni i bashkohet ngjarjeve kulturore të Javës së Europës.
“Dua t’i them Tedit faleminderit që shkoi në Europë si një shqiptar i bukur, kur për Europën shqiptarët ishin njerëz me bisht. Faleminderit Europës që gjatë kësaj jave na solli Tedin në Shqipëri. Kjo ditë do të mbetet një kujtim i bukur europian”, tha Rama.
Rama vlerësoi angazhimin intelektual të Papavramit, të cilin e cilësoi një zë maksimalisht dinjitoz.
“Tani bëhesh pjesë e këtij urdhri dhe vishesh me Kalorësinë e Republikës dhe këtë Kalorësi ti e ke merituar, por ishte Shqipëria që deri shumë pak kohë më parë nuk e kishte këtë Urdhër Kalorësie”, tha Rama.
Ndër të tjera Rama e cilësoi Papavramin një njeri shembullor që ngre lart atë që e karakterizon, njerzillëkun dhe modestinë e rrallë.
“Tedi përtej të gjitha atyre që e kanë bërë atë që është si person, në individin e vet është mbi të gjitha ato një dashurues i paepur, i rrallë, aq i rrallë sa është qoftë një humbës i madh, aq edhe një ngadhënjimtar i paepur. Pa këtë pjesë, arti i tij do të ishte shumë pak për të portretizuar dhe nderuar Tedin”, shtoi Rama.
Kryeministri theksoi se “Papavrami nderohet sot edhe për provën se mund të largohesh nga vendi, por vendi nuk largohet kurrë nga ty”.
“E konsideroj veten me fat që të kam njohur qysh të vogël dhe të kam parë që të rritesh kokëfortë, këmbëngulës dhe i paepur. Ylli që ti merr sot është më shumë një yll për shembullin, por jo për karrierën dhe një yll për provën se mund të largohesh nga vendi, por vendi nuk largohet kurrë nga ty. Nuk bëhesh një kolos për botën, duke u ç’rrënjosur nga kopshti i gjyshit. Dhe mund ta rrëfesh plagën duke e kthyer atë në dashuri, jo në mllef. Ylli që ti merr sot, ndriçon edhe për ata që historia i lë në prapaskenë”, tha mes të tjerash Rama.
I pranishëm në Ceremoni ishte dhe Ministri Gonxhja.
Më poshtë postimi i plotë i Gonxhes:
Kryeministria - Kënaqësi të dekoroj me “Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës”, në emër të Presidentit të Republikës, Tedi Papavramin, një yll plot shkëlqim në yjësinë e Shqipërisë europiane.
A.K./TemA
O Tedi,ja hodhe bythes qerata,e more nje llamarine nga Rama.Enveri nga nje krah,dhe Rama ne krahun tjeter,te mbushen me lavde! Bravo
Yll plot shkelqim? Avash o rrocka se violinist mesatar ishte. Mund te ishte i shkelqyer ne Shqiperine e vogel por ne Perendim ishte violinist si mijera te tjere. Ka marre Tedi ndonje cmim apo nderim ne France? Jo. I pari cmim qe merr eshte nga babloku i Albanise.
Edhe kete s'e kuptoj une fare si shume gjera; perse dekorohet ky spûrdhjak? Shqiperi ka plot kengetare, muzikante, popullor e klasik qe mund te dekorohen/ Ky palaço merr nga fukarenjte dekorate dhe Edi rama, pasunari shqiptareve ben qejf me keta maskarenj
O ti ish refugjati pikturist qe bojatisje poshte urave te Senes. Per cfare po dekorohet Tedi Papavrani? Vetem se i binte violines jashte shtetit si mijera shqiptare te tjere? Se shkoi ne France? Ne France, Tedi s'ka marre asnje vleresim te vecante si violinist. Ishte punonjes i zakonshem qe thirrej ndonjehere ne koncerte mes qindra te tjereve. Pastaj e la violinen fare dhe e thirren te jepte mesim ne Zvicer. Cfare ka Tedi per te marre medalje shteterore? Apo doni te na e paraqisni si ndonje hero te persekutuar nga komunizmi?Ai jetoi maje Parisit, ndersa shqiptaret e shkrete rropateshin dhe jetonin me nje kore buke ne dite. Populli shqiptar meriton medalje qe ka duruar. Jo Tedi qe ja krisi ne France.
Edi dhe Tedi. 2 artistë ish refugjatë në Francë. Varini dhe gomarit të gjatë një medalje nderi si Pikasoja i urave të Parisit.