Përfundon “Moto Fest” në Shkodër!

11 Maj 2026, 13:30Kulturë TEMA
Përfundon “Moto Fest” në Shkodër!

Shkodra u shndërrua në kryeqytetin e motorëve për dy ditë rresht, ku qindra motoristë nga vendi dhe diaspora elektrizuan rrugët e qytetit.

Adhurues të motorave “Harley” dhe muzikës Rock u bënë pjesë e një atmosfere festive që shoqëroi qytetin veriperëndimor këtë fundjavë.

“Moto Fest” solli në qytet muzikë live, parada dhe aktivitete që tërhoqën vëmendjen e qytetarëve dhe vizitorëve.

Parada e motorëve, mblodhi mbi 500 motoristë, në një nga organizimet më të mëdha të këtij lloji të zhvilluara ndonjëherë në rrugët e Shkodrës. Në krye të paradës ishte kryebashkiaku Benet Beci, i cili iu bashkua motoristëve të ardhur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora. A.K./TemA

Lini një Përgjigje