FOTO/ Muzikë, rrëfim dhe emocione, “zëri” i Tefta Tashko Koços rikthehet në Vlorë përmes një podcasti skenik

10 Maj 2026, 21:02Kulturë TEMA
FOTO/ Muzikë, rrëfim dhe emocione, “zëri” i Tefta

Në Vlorë u organizua këtë fundjavë një podcast skenik në homazh të këngëtares së shquar lirike Tefta Tashko Koço, duke rikthyer në vëmendje jetën dhe trashëgiminë e një prej zërave më të mëdhenj që ka njohur skena shqiptare. Autore e projektit ishte Balina Bodinaku, ndërsa në aktivitet mori pjesë edhe Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Bruna Mersini.

Pas thuajse 90 vitesh, Tefta Tashko Koço “u kthye” simbolikisht në Vlorë përmes këtij podkasti skenik, ku rrëfimi dhe muzika e gjallë u ndërthurën për të sjellë në skenë rrugëtimin e saj artistik dhe jetën personale.

Të pranishmit patën mundësinë të hynin në universin e artistes përmes një formati të veçantë, të konceptuar si një udhëtim ndijor në momentet më të rëndësishme të karrierës së saj. Përmes narracionit, interpretimit muzikor dhe atmosferës intime të mbrëmjes, publiku u njoh edhe njëherë me figurën e artistes që la gjurmë në historinë e muzikës shqiptare.

Në këtë mbrëmje homazh morën pjesë edhe artistë të njohur si mjeshtrja e pianos Merita Tërshana, sopranoja Renisa Laçka dhe tenori Denis Skura, të cilët sollën emocione për publikun përmes interpretimeve të tyre.

 

 

Lini një Përgjigje