Ngadalësia

10 Maj 2026, 18:31Kulturë Adri Kalaja

Ngadalësia

Ngadalësia nuk është prej veprave më të njohura të Milan Kunderës por është një prej veprave të tij më filozofike, më të thella dhe prej veprave që ofrojnë më shumë “food for thought” si do thonin amerikanët.

Vepra “Ngadalësia” megjithatë është një vepër që i qëndron larg “kitschit” që aq shumë e urrente Sabina te “Lehtësia e padurueshme e qënies” dhe aq shumë duket se e urren dhe autori vetë.

“Kam dashur të shkruaj një novelë për qejfin tim, një non-sens!”- thotë Kundera në mes faqeve të romanit kur Vera (e shoqja - edhe ajo personazh në roman) e pyet se çfarë vallë po pillte truri i tij brilant.

Dhe, truri brilant i Milan Kunderës “polli” një vepër ku personazhi nuk është një njeri si ndodh zakonisht me romanet por personazhi është pikërisht një “fenomen”, përkatësisht “ngadalësia”.

Përmes njerëzve që e përjetojnë në jetën e tyre ngadalësinë Kundera përpiqet t’i japë jetë ekuacioneve filozofike të ngadalësisë. Kemi të bëjmë pra me një roman mirëfilli filozofik. Shumica e gjërave që thuhen në të (përveç shakave) janë të debatueshme, megjithatë, nuk mund të mohohet lidhja që ka shpejtësia me “harresën”, një lidhje të cilën kapitalizmi i përbotshëm dhe “jeta e shpejtë” vetëm sa e konfirmon.

Bota europiane është një botë që po zhduket dalëngadalë, falë netflixit dhe familjes Kardashian kemi harruar “botën e së djeshmes”, me e thënë me Cvajgun. Megjithatë shkrimtarë të kalibrit të Kunderës ishin në gjendje të prodhonin “perla” të tilla letrare që për fatin tonë të mirë i kemi dhe në shqip nën përkthimin e shkëlqyer të Mirela Kumbaros.

Lini një Përgjigje