Vepër e Gazmend Lekës, shkëputur nga ekspozita personale e autorit titulluar “…dhe yjet rrinë e veshtrojnë, çelur në Galerinë FAB, Universiteti i Arteve. Teknika / vaj në kanavacë, Dimensioni / 150cm X 200cm - viti 2022
“Këtë titull, - shprehet autori, “e “vodha” nga një roman i A. J. Cronin që më ra në dorë në vitet studentore. Yjet kanë pasur gjithmonë një lidhje të fshehtë me njeriun. Që në mitet më të lashta flitet për “njerëzit e yjeve”, për qenie që zbritën nga qielli dhe u përzien me fatin e tokës. Njeriu ngrinte kokën drejt yjeve jo vetëm për të soditur dritën, por për të kërkuar kujtesën e humbur të vetvetes. Ndoshta prandaj, sa herë i shohim, na pushton një ndjenjë familjariteti, sikur kemi qenë dikur pjesë e tyre’ - thekson Leka.
Çfarë simbolizon lypsari?
“Në ekspozitën time, yjet nuk vështrojnë mbretër, profetë apo perandorë, por lypsat. Dhe pikërisht këtu lind përmbysja e madhe, qendra zhvendoset nga madhështia tek braktisja. Yjet janë dritë e largët, lypsat janë errësira më pranë nesh. Rreth kokës ju pikturova një aureolë, për t’i shpallur shenjtorë të një bote që nuk di më ti njohë ata. Ashtu si apostujt, që nuk kishin asgjë tjetër përveç varfërisë, lodhjes dhe besimit të tyre të brishtë, edhe personazhet e mi nuk zotërojnë asgjë. Janë njerëz të rrugës, të harruar, hije që kalojnë pranë nesh pa lënë gjurmë".
Përse emra shenjtësh?
“U vura emra shenjtësh. Maria e jo Shën Maria. Pjetri e jo Shën Pjetri. Johani e jo Shën Johani. Shenjtëria e tyre endet nëpër trotuare, në qoshe të lagështa qytetesh, në fytyra që njerëzit shmangin t’i shohin. I shoqërojnë vetëm pëllumbat. Tragjedia më e madhe nuk është varfëria e tyre, por verbëria jonë. Ne kalojmë pranë Johanit në shkallet e mermerta të kishës e nuk e vemë re, ndërsa nxitojmë të hyjnë brenda për t’i bërë kryq Shën Johanit të ikonës. Lutemi para arit “ të shenjtë ”, por nuk shohim mishin e gjallë, me duar të zgjatura dhe sy të lodhur” - shprehet Liridon Haliti.
“Ndoshta Krishti, po të kthehej sot, do të ulej pranë këtyre apostujve pa “Shën” përpara emrit të tyre. Ai vetë ishte biri i marangozit, i rrethuar nga peshkatarë, endacakë, gra të përbuzura dhe njerëz pa pushtet. Në fillim ata ishin po aq të zakonshëm dhe të pambrojtur sa lypsat e mi.”
Prandaj aureola që u kam vendosur personazheve nuk është ornament. Është akuzë”, shprehet Gazmend Leka. /MAPO.al/
Varferia nuk simbolizon ose specifikon aspektin materialist te vepres. Ne art, simboli i varferise eshte kultura e varferise shpirterore, ajo qe piktura dhe arti ne pergjithesi mundohen te prezantojne me simbolika te fshehura dhe abstrakte. Krishti, mendoj une, sa here te kthehej ne toke, do bente te njejtin akt luftimi qe beri 2000 vjet me pare, per te vetmen aresye te varferise shpirterore qe shoqeron shoqerine njerezore te pasur materialisht. Gjithmone ne kete sens ka rrugetuar shoqeria njerezore, pasuri materiale - varferi shpirterore. Ndersa shoqeruesit nuk mund te njehsohen me " zanatet me te vjetra ne bote"! Shoqeruesit jane pikturat abstrakte te cilat vezhguesi mundohet, edhe pa e njohur absteaksionin, te perzgjedhe ate ngjyre, ate forme, ate imazh qe e terheq me shume... Post Scriptum: Ndersa autori i abstraksionit do percaktoje terheqjen e vezhguesit bazuar ne metoden preferenciale, pra ....asnje nuk e ka idene se cfare perfaqesojne imazhet, yjet, terri, etj...
Po shtoj edhe dicka, gjithmone sipas opinionit tim personal. Simbolika e varferise ne pikturat me te famshme te Rilindjes ose edhe frymezimet nga veprat letrare ne lidhje me Fe-ne, besimin shpirteror nuk ka te beje me,.. " To judge the book by it's cover", pra rreckamane, lypsare, te perbuzur. Simbolika eshte me e thelle dhe paralele me " Krishtin qe debon dhe perbuz tregtaret" ne Tempullin e tij, pra simbolika e " shitjes se shpirtit djallit", ky eshte koncepti i tregetise...Dhe ne kete pike, Krishti kryqezohet, dhunohet, torturohet dhe me pas vdes i ligeshtuar nga marrazi i hidherimit ne tempullin e tij!!! Shoqeruesit e tij, moderne mund te jene miljonere, te varfer, njerez te medhenj, te thjeshte, te pushtetshem , lypsare, te pasur shpirterisht por qe simbolizojne perzgjedhjen e tyre personale qe ne art mund te portretizohen si te varfer e rreckamane, ( qe nuk e shesin shpirtin e tyre per 30 shekele) " TO NOT JUDGE THE BOOK BY IT'S COVER"!!!