VIDEO/ “Vajzëri në Luftë”, Vjosa Musliu për kujtesën që refuzon neutralitetin akademik

18 Dhjetor 2025, 16:26Kulturë TEMA
VIDEO/ “Vajzëri në Luftë”, Vjosa Musliu për

“Vajzëri në Luftë” nuk u shkruajt si një sfidë ndaj botës akademike, por si një përpjekje për t’u çliruar nga kufizimet e saj, thotë Vjosa Musliu ( Asistente Profesore e Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Universitetit të Lirë të Brukselit dhe autore e librit "Girlhood at War: Interpreting War and Liberation in Kosovo").

E ftuar në episodin e radhës të Apostrof Podcast, ajo flet në lidhje me atë lloj dijeje që shpesh e ka të vështirë t’i mbijetojë formateve të ngurta akademike: kujtesa trupore, e vërteta emocionale, përvoja e jetuar e luftës dhe mënyra shpesh e paheratshme se si vizatohet më pas paqja. Në marrëdhëniet ndërkombëtare, neutraliteti shpeshherë shihet si virtyt, por ai kthehet gjithashtu në përcaktues të asaj çfarë quhet dije dhe çfarë përjashtohet.

Duke iu rikthyer kujtimeve të saj nga mosha 12-15 vjeçe, Musliu në librin e saj realizon një ndërhyrje epistemike, por edhe thellësisht personale. Shkrimi kthehet në një formë çlirimi dhe në një mënyrë për t’i dhënë më në fund gjuhë përvojave të ruajtura dhe mbartura në kujtesë…

Episodi i plotë i Apostrof Podcast publikohet këtë të dielë, ora 17:00.