Përgatiti Kastriot Kotoni
Voskopoja e vjetër edhe rrebeshimi i parë. Retrospektiva e Shtypit Shqiptar e Viteve ‘ 30 me
pena si Branko Merxhani, Nebil Çika, Ilo Qafëzezi, Fishta, Noli, Konica etj. i dhane memories
historike të vërtetat kombetare.
1338 – 1769
Ilo Qafëzezi “Minerva” 1933
“Mbi shtatë tumbe të larta
Edhe mbi gjashtë sheshtira,
Me disa mijra sarae
Vetëm në mermer ndërtuar;
Me kopshtëra trëndafilesh
Zëmbakësh dhe karafilesh
Si një konizmë xheneti,
Sa që goja s’ka fuqi.
T’i këndonjë e as t’i thotë
Bukurit’ e saj me nj’herë
Në të shkretën Shqipëri
Kur kish plot hajdutëri
Prej hasmësh shum’ e rrethuar
E zilepsur, se nga qibra
Ajo i-a shkon dhe Stambollit,
Po fle Voskopoja!….”
(Vjershë cëncarishte
mbi prishjen e Voskopojës
më 1769. E shqipëruar lirisht
Çkëputur nga “Antologjia
Aromaneasea,f.324.)
Përparimi që ka bërë Shqipëria në vjetët e fundit me ndërtimin e rrugëvet të ra të shumta,
xhadera kombëtare e komunare, damarë aqë të vlerëshme për gjallërinë të kombit t’onë fatzi i
venitur nga qindërat vjete rrobëri, ka për të na prurë edhe dobinë të madhe të të njohurit mirë
atdheun edhe nga pikëpamja historike.
Shumë fshatra kemi në Shqipëri me vise të bukura, pitoreske dhe me hava tepër të shëndetshme,
të ngrehura ndër pllaja apo rrëza malesh, të cilat kanë qënë dikur qytete të mëdhenj e të bukur.
Vetëm rrotull Korçës paskemi patur plot dhjetë qytete të mëdhenj e të vegjël, madhërinë dhe
bukurinë të të cilëvet na e dëshmojnë gërmadhat e shumta sa edhe numuri i vakëfevet kishëra,
t’atyre që gjenden më këmbë apo të rrëzuara.
Këta dhjetë qytete janë Mborja, Barçi, Plasa, Piluri, Cvezda, Pojani, Voskopoja, Shipska, Bythkuqi (Vithkuqi), edhe Nikolica.
Nga të gjithë këto qytete, sot fshatra më të mëdha e më të vogla, më e vjetër është pa dyshim,
Mborja, gjë e cila dëshmohet prej Kishës së moçme të saj që ka emërin Ngjitja e Krishtit ndëqiell (populli i thotë Kisha e Ristozit), edhe vitin e ndërtimit: 898 Pas Krishtit, në mbishkrimin e
vakëfit (1).
Pas Mborjes vijnë Barçi, Plasa, Piluri (Pilioni i Ilirit Mbret Klito), Pojani edhe
Cvezda të gërmadhosura që
(1) I thonë edhe Kisha e Shetevet.
Nga kohëra të paditura historikisht. Së fundi janë: Voskopoja , Shipcka, Bythkuqi dhe Nikolica,
të gërmadhosura në gjysmën e dytë të qindvjetit të 18-të gjer në krye të së 19-tit, duke nisur që
nga viti 1769 gjer më 1779 kur u prishnë Voskopoja, Shipcka e Nikolica dhe duke marrë funt në
vjetet 1790 – 1819 kur u prish Bythkuqim i cili mbeti vetëm me tri mëhallë, nga të njëzet – e-
njëjat që kish.
Nga qytetet e prasmë që nëmëruam, Bythkuqi ngjan të jetë më i vjetër, i një kohe me Mborjen
(qindvjeti i 9-të e tëhu), edhe, në radhë të tretë pas këtyre, duhet vënë Korça e cila përmendet si
qyteti i Princ Andrea Muzakë – Sebastokratit në vitin 1280.(1).
Nga qytetet e gërmadhosura të rrethit Korçar që nëmëruam, pas zapëtimit Tyrk, momentet dhe
shënjat më të çkëlqyera qytetërimi dhe diturie i kanë në shesht vetëm Voskopoja edhe Bythkuqi,
pas mendimit t’ënë (2)”Historia dhe gjeneallogjia e Derës së Myzeqesë” e shkruar prej Gjon Muzakës, Princit të Epirit, për të bijtë më 1510. “Epiri possedi il Signor Andrea Mosachi- Sebastocrator e sigoreggio la citta di Corrizza per insino alla villa Soviana (fshati Sovjan i Korçës)…” (Dorëshkrim italisht i botuar në veprën : “Chroniques Greco – Romanes, Sharles Hopf Berlin 1873” faqe 280).
Gojëdhëna Korçare pra që namëna “Shqipëtari Aga-Jeniçer, Iliaz Koxha – Mirahor (Ilo Prifti-
Panaritasi) e paska themluar Korçën më 1484 (Korça dhe Pshatrat, Nuçi Naçi, Sofje 1901, faqe
29) del e pa vërtetë.
Ay që ka fatin të vizitonjë Shën – Mërinë të Voskopojës (të cilën pa të – tepëruar po e pagëzonj
Aja – Sofi të Shqipërisë), atë ndërtesë madhështore nga pikëpamja e arqitekturës dhe e artit të
zugrafisë, sadoqë e kanë çzugrafuar shëmtuar tymërat e kuzinavet të ushtrisë së qytetëruar
Frënge, do të habitet me madhërinë të saj, me kollonat vigane e të tjera, si edhe me një
“Kripcanë” të çuditëshme që ka mbë të mëngjër të saja.
Gjithashtu ay që do të vejë në Bythkuq, fshat i bukur sa edhe Voskopoja,. Do të habitet me arqitekturën, zugrafinë dhe skulpturën e tempullit e të tjera, të Kishës Shën Mëhill, e pacënuar fare nga valët e rrëmujëravet që i mbinë qytetit në kohërat e prishjevet. Vetëm se kjo e prasmja është më e vogël nga Shën – Mëria Voskopojare. Zura ngoje vetëm këto dy kishëra të së dy qytetevet gërmadhosurë, me qënë se edhe njëra edhe tjetra kanë qënë kathedrala mitropolitane.
(2).Thema jonë këtu është që të bëjmë një përshkrim historik shkurtazi të Voskopojës së Vjetër, me qënë i vetmi qytet gërmadhë për të cilin gjenden shënime historike mbi themelimin edhe
qytetërimin e tij sado të përparuar. Se qysh edhe për ç’arsye u pat bërë qëndrë diturie Voskopoja,
këtë do t’a shohim shumë.
(2) Voskopoja ka edhe 14 Kishë të tjera përveç 8 parakishëra. Po ashtu edhe Bythkuqi ka
edhe 13 kishëra të tjera, që të gjitha me ndërtime të shëndosha dhe me arqitekturë e
skulpturë bizantine të sosurë, të cilat presin historianin – bizantinollog që t’i studijonjë
himtërisht nga shumë pikëpamje.
Kthjelluar më tutje. Në këtë rast shohim përgëzimin, t’ënë më të madh se Voskopoja edhe
Bythkuqi në zjarrin e luftëtarëvet të zeza vëllazërore shqiptare na japin dy burra të kënduar,
shumë të ditur si prindër, të cilët janë marrë thellësisht edhe më gjuhën shqip.
Njërin e thonë “dhaskal – jeroqirik dhe protopapa Thedhor Nastas Kavalljoti” edhe të dytin e quajnë “dhaskal – jeroqirk Efstrat-Bythkuqari.” Më tutje do të bëjmë fjalë për punën e e bukur të këtyre klerikëve të ndjerë në lëmin e shqipes.
II.
Voskopoja (i thonë dhe Vockopojë) është në perëndim të Korçës, në larkëtirë katër orësh kaluar.
Sot me automobil mban vetëm 40 minuta. I tërë ky qark i Korçës në kohë të Lekës së Madh
quhej Iliri Maqedhone. Ky qytet u pat themeluar që në dhjetëvjetorët e para të qindvjetit të 14-të
dhe arriti në kulm të madhërisë në qindvjetin e 16-të.
Është ngrehur mbi një pllajë – malësie fort të bukurë, e qarkosur nga të gjitha anët prej një vargu
rrumbullak malesh, kodrash e brigjesh, më të shumët e çxeshurë, nga të cilët më i math është
Mali Kostë-Manda. (3) E vaditin katër lumenj të vegjël të quajtur: lumi i Shëndëlliut, i Strugut të
Math, i Shën Harallambit dhe lumi i Lavdarit.
Koha e ndërtimit të Voskopojës, që i qaset së vërtetës, është viti 1338. Këtë datë na e jep
albanallogu i ditur Austriak G. Hahn, (4) pas një :Kodiku” të vjetër që kishte Voskopoja në vitin
1765.
(3) Krëhëri (vargu male – kodra – brigje që e rrethon Voskopojën përbëhet prej 13 emërash,
fjesht shqip edhe vetëm disa cëncarisht, të cilat janë këto: 1) Mali Kostë-Manda 2) Mali i
Luadhëve të Bellos, 3) Mali i përroit të Thellë, 4) Mali i moçalit, 5) Piteku edhe Borriga
me bigaçe, 6)Bregu i Shën-Konstandinit, 7) Mali i Shën Prodhromit me Lirasin, 8) Mali i
Çuma-Mare, 9) Mali i Math, 10) Kodra Varri i Pashajt, 11)Mali Buzëmath (me shkozë e
krekëzë,) 12) Shkëmbi i Zi edhe 13) Kroji i Fikut.
(4) Konsull’ i Austrisë në Janinë. E ka baritur Shqipërinë në vitin 1843. Njohtimin mbi datën
e themelimit të Voskopojës e të tjera, na i jep në veprën “Reise durch die Gebietë des
Drin und Ëardar, “Sipas atij kodiku, - thotë Hahn-i – Voskopoja është ndërtuar në vitin 1338 prej një princi të derës së Muzakëvet të cilët zbresin nga Gjon Muzaka, i cili më 1274 pat vajtur në Itali si dërguar nga an’ e princërvet të tjerë të Shqipërisë, po Italianët e burgosnë edhe mezi e
lëshuan më 1280, Gjon Muzaka pati djalë Andrea Muzakën (1280-1318);
I biri i këtij quhet Andrea Mushati i Parë i mbiemëruar edhe Sebastokrator (1318-1337). Ky pati dy djem, Thodhor – Gërshetin edhe Gjonin. Thodhorit i lindi Andrea i Dytë (1337- 1378), nga djemtë’ e të cilit: Gjini mori vendet afër Tomorrit Ilir kur ka ndërtuar edhe qytethin Gjinomath (5),
(Gjini i Math) pa –po Petrua ndërtojti Voskopojën (6) edhe Thodhori mori Beratin edhe
Myzeqenë, e cila u pat pagëzuar kështu prej vetë emërit të Derës së Muzakëvet, (7) pa-po Pal
Topja – Sebastokratori, (8) mori Gorrën, Stoja mori Kosturin, Ballsh Komita Shkodrën edhe
Qiriano Gropa Ohrinë.
Princ Gjinit të Parë i lintnë Andrea Mataranga (i cili ka patur bir Gjinin e Gorrës) edhe Vllash Bogdani. Nga Princi Andrea i Tretë ( i cili zotëronte vendet e anës së djathtë të Devollit edhe qarkun e Oparit (9) edhe nga Qiranua e bij’ e Gjon Zenevish- Gjirokastrës, kanë lindur Gjin i Dytë, Thodhor Kosova ( i pa- fëmijë vdekur më 1389), Maria e martuar me Arianit Topjo-Komnenin e Math edhe Elena e martuar me Filipin Despotin e Raguzës lire. Nga Gjini i Dytë edhe Qiranua princesha e Gorrës lindën Gjoni edhe Andrea. Ky i prasmi pat marë nuse Jellënë, të mbesën e Skënderbeut me të cilën lindi Gjinin” (10).
(5) Sot fshati Gjonomath afër Voskopojës.
(6) “Voskopoja në historitë të huaja thërritet Moskopolë (Moskopolis) kurse në gjuhën shqip
i thomi Voskopojë edhe Vockopojë. Cëncarët Shqiptarë në gjuhën e tyre i thonë
Muskopole.
(7) Historiani Annius na thotë se këta Muzakër si kërthizë të vendeve të zotërimit të tyre
kanë patur Lumin Devoll edhe të tërë Shqipërinë Jugore që prej Shkumbinit (Genesum)
edhe gjer tek Vjosa (C. Hahn, Reise & c. faqe 247.)
(8) Emrat, mbiemrat si edhe titujt e ndryshmë gërqisht të Shqiptarëvet të qëmoçmë, janë aqë
të zakonshme sa edhe emrat gërqisht e arabisht që kemi plot edhe sot.
(9) “…letzteres ëahrs e hein linch Gopesch ein Dorf am rechten ufer des Devol im Bezirk
von Opari.” (Hahn, ibidem).
(10) G. hahn, Reisë & c. faqe 247
III.
Siç e pamë pra nga radhët e sipërme, ndërtestar i Voskopojës – qytet është princi Shqiptar
Petro Muzaka, i vëllaj i Thodhor Muzakës së Dytë princit të Beratit dhe Myzeqesë. Ky i
prasmi në vitin 1389, i besëlidhur me Gjergj Ballshën e dytë edhe me Gjergj Kastriotin
(stërgjyshin e Skënderbeut) e me të tjerë princër shqiptarë, sëbashku edhe më Kral Llazarin e
Serbisë, ka lëftuar me Sulltan Muratin e Parë në fushën e Kosovës.
Në këtë luftë është dhe vrarë Thodhori (i vëllaj i Petros së Voskopojës) si edhe Sulltan Muradi vetë. (11)
Popullsia Shqipëtare e rrënjosurë prej Princ Petro Muzakës në Voskopojë nuk ka qënë e
shumtë. Që më 1385, kur Tyrqit Osmanllinj kumbisnë në Shqipëri që prej Maqedonisë dhe
më fort pas vrasjes së Muradit të Parë, kur i biri i këtij Sulltan Bajazid – Jilldërëmi, për të
marë hakën e t’ett e rrebeshoj Shqipërinë tej e mb’anë në vjetët 1394 gjer më 1396, populli
Shqiptar ish pakësuar tepër. Nga ky shkak Petro Muzaka është ay që do të ketë prurë në
Voskopojë kolloniste Cëncare – (Vllëhe) barinj nomadër të zbriturë prej malësisë Gramoz.
(12).
Kollonizimi i Cëncarëvet në Voskopojë së pari si barinj “nomadër” edhe dalëngadalë pastaj
si dhënarë “trans-humantër” (13) e pat bërë atë një qytet të math, i cili në vitin 1740 – 1750
arriti në vlukun më të math kur nëmëronte lart nga 12 mijë shtëpira me afëro 60 mijë ndënjës
me 22 kishëra “madhështore” siç i shohim dhe sot, me shkollë të lartë, me internet, si edhe
me shtypëshkronjë të sosurë. Qytetarët e sotmë të Korçës të quajturit “Voskopojarë” janë
stërnipër të atyre barinjvet të
(11) Charles Hopf, Chroniques Greco Romanes, faqe 273.
(12) “Lëvizja e Çobenëvet Gramozllinj në perëndim të Shqipërisë është fort e moçme.
Në këtë lëvizje ata kanë popullësuar qëndrat Vllehë barinj që popullëzuan Voskopojën e
dëgjuar…” (Romanii Nomazi, Prof Th. Capidan, faqe 61).
(13) Barinj apo dhënarë “nomadë” u thonë atyre të cilët së bashku me tufëtë
çpërngulin edhe familjet e tyre duke – banuar ndër çadëre gjithë vitin në malt apo në
vërri; kuse dhënarë “transhumantë” quhen ata që ngrehinë fshat, qoftë në malt apo në
fushë, edhe familjet nuk i heqin pas.
mjaft se late nam me poezi ku shume fjale jane turke dhe stamboll lol eshte Konstandinopoje, Poli Konstandinit.
GREKORTHODHOKS BIZANTIN ,,,,JO TURKOSHQIPTAR MYSLYMAN ,,,,
Lol etiopiortodoks