“Zëra që frymëzojnë”/ Zhvillohet mbrëmja kushtuar grave në Korçë

29 Mars 2026, 13:08Kulturë TEMA
“Zëra që frymëzojnë”/ Zhvillohet mbrëmja

Një mbrëmje e veçantë, e dedikuar historive të grave të forta, të sinqerta dhe frymëzuese u zhvillua në Korçë në kuadër të nismës “Portrete Guximi”. Përmes podkasteve, u sollën zëra realë dhe rrëfime që përcjellin forcë, dashuri dhe qëndresë, duke vënë në qendër përvojat shpesh të pathëna të grave.

“Jemi në aktivitetin e tretë të nismës mujore ‘Portrete të guximit’. Sot kemi mesazhe të regjistruara nga nëna të qytetit të Korçës, në fusha të ndryshme të jetës. Ndërkohë, përveç mesazheve, kemi dashur që përmes ekspozitës së grave që kanë lënë gjurmë në qytetin tonë, të krijojmë sërish një solidaritet dhe të japim një impakt që ne gratë mund të bëjmë shumë,” tha Stela Viso, specialiste në Bashkinë Korçë.

Disa prej grave pjesëmarrëse në këto podkaste ndanë mesazhe frymëzuese.

Kjo mbrëmje erdhi në vazhdën e aktiviteteve të zhvilluara gjatë muajit mars nga Bashkia Korçë, si pjesë e nismës “Portrete Guximi”, dedikuar mbështetjes dhe fuqizimit të rolit të gruas në shoqëri.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje