Muaj më parë, dikush festoi një ditëlindje historike që pakkush ka fatin ta arrijë.
Ada Daniel, 108-vjeçarja që banon në një shtëpi të moshuarish në Derbyshire, Angli, mori 300 kartolina për ditëlindje, duke përfshirë një nga Mbreti Charles III dhe mbretëresha Camilla për jetëgjatësinë e saj të jashtëzakonshme.
Koordinatorja e qendrës, Kelly Goucher, e përshkruan Ada-n si një personalitet të gjallë dhe tregoi lidhjen e saj me qentë, veçanërisht dashurinë për zagarët.
“E pyeta se cili ishte sekreti i saj dhe ajo tha se ishte fakti që kishte qen, jo fëmijë,” tha Goucher për Bright Side. “Ajo kishte shumë zagarë.”
E lindur në Ambergate në vitin 1915, Ada u martua me bashkëshortin e saj të ndjerë Percy në vitin 1944. Ata nuk patën fëmijë. Percy ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare. Ada jetoi e vetme deri në moshën 103-vjeçare dhe më pas u bë pjesë e qendrës për të moshuarit.
Keshille e bukur???? Moj zonje, po sikur te gjitha grate te benin jeten me qente ne vend te femijve, duhet te Denosh ne radhe te pare Nenen tende qe te polli ty, antinjeri
Gjynah qe nuk paska adoptuar edhe Saliun ...
Asaj ashtu i erdhi jeta,sbesoj ka dale me bori e thote mos beni femije. Nuk besoj eshte kjo fabula e lajmit.