“20 shishe vodkë dhe një letër e ëmbël” nga Vladimir Putini

19 Tetor 2022, 09:16Lifestyle TEMA

“20 shishe vodkë dhe një letër e ëmbël” nga

Silvio Berlusconi, kavalieri komik i politikës italiane, tashmë është 86-vjeçar. 

I pudrosur dhe i botoksizuar me bollëk, fytyra e tij më shumë i ngjan një maske, ndërsa ecja e pasigurt shpesh tregon se matufi politik i Romës ka probleme me drejtpeshimin. 

Në qeverinë e ardhshme italiane partia e tij Forza Italia do të luajë rolin e partnerit junior. 

Berlusconi tashmë ka filluar të ndihet i rëndësishëm. 

Në një incizim të publikuar nga agjencia e lajmeve LaPresse dëgjohet duke folur para kolegëve të tij të Forza Italia në parlamentin italian. 

Në fjalimin e regjistruar tinëz, Berlusconi thotë se sërish ka vendosur kontakte me Vlladimir Putinin, i cili në listën e miqve të tij Berlusconin e paskësh futur në pesëshen e artë (kështu thotë Berlusconi). 

Në vijim të fjalimit të tij Berlusconi tha: 

“Sërish kam rivendosur paksa kontaktin me presidentin Putin, pak si tepër, kështu që ai më ka dërguar për ditëlindje 20 shishe vodkë dhe një letër shumë të ëmbël”. 

Berlusconi tregoi se i është falënderuar Putinit duke i dërguar verë italiane dhe “po ashtu një letër të ëmbël”. 

Me gjasë kështu duket dashuria mes një autokrati dhe një oligarku.(E.Robelli)

6 Komente

  1. r
    rilindja

    Njoftoni se cfar pordhe ben Berluskoni se jane gjera qe duhen ditur. I thoni matuf atij njeriu qe ka bere histori ne Itali. Nese Berluskoni eshte matuf po ne cfar jemi ?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shëmtirgaz

      Përkthim i shëmtuar, pa kredite, i një gazetari edhe më të shëmtuar.

      Përgjigjjuni
      1. g
        geri

        fiks

        Përgjigjjuni
      2. T
        Te fala PD,dhe gjyshit te madh

        Rikindja,,,ti thush ka bo histori Berlusconi esht si te thuash ka bo histori sali shqupi,..qe vrau e preu me gjith krimin me te rrezikshem ne shqiperi,,,Berlusconi ka pastruar parate e siciliane o rryp,parate e mafies,,, por kur kakaris sali gerdalla ne shqiperi,,perse Jo dhe Berlusconi ne itali, me ata prokuror e gjykates te ber nje me mafien,,si ky i toni qe i ka tredhur prokuroret dhe gjyqtaret,,,ne nje vend tjeter,si ky germalla yne si Berlusconi do ishin ne Burg me kohe,,,

        Përgjigjjuni
      3. a
        armand

        Edhe kundershtaret me radikal te Berluskonit s'kane perdorur fjale te tilla ofenduese ndaj tij. Turp edhe per Tema qe publikoni pacavure te tilla.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arber iliri

          I ka mbyll punet Drejtesine Berlusconi apo hajde gjeje.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje