40 vite pas krimit, vrasësi i 16-vjeçares kapet falë një gote. Por tre të rinj kaluan 18 vite burg gabimisht

16 Tetor 2025, 19:50Lifestyle TEMA
40 vite pas krimit, vrasësi i 16-vjeçares kapet falë një

Autoritetet amerikane kanë zbardhur pas 40 vitesh një vrasje të ndodhur në Long Island. Bëhet fjalë për vrasjen e Teresa Fusco-s, 16-vjeçarja që u përdhunua, u rrah dhe u mbyt në vitin 1984.

Tre të rinj u arrestuan për krimin në vitin 1986 dhe kaluan 18 vjet në burg deri në vitin 2003, megjithëse ishin të pafajshëm.

Tashmë autoritetet e Long Island kanë ecur përpara me hetimin e ngjarjes, ku Teresa Fusco u gjet e vdekur më 5 dhjetor 1984, 20 ditë pasi u zhduk pranë një piste patinazhi në akull në qytetin Lynbrook.

Autoritetet e qarkut Nassau arrestuan si autor të krimit 63-vjeçarin Richard Bilodeau, i cili në atë kohë zotëronte një kafene. Zbardhja e krimit është realizuar falë një piste dhe testeve të ADN-së. Arrestimi i Bilodeau, i cili kishte qenë nën mbikëqyrje nga autoritetet për një kohë të gjatë, u bë i mundur pasi ai bleu një pije pranë shtëpisë së tij shkurtin e kaluar dhe më pas e hodhi gotën plastike në plehra, ku e gjeti policia.

Siç shpjegoi prokurori që njoftoi arrestimin e 63-vjeçarit, "ADN-ja nga gota përputhej me mostrën e marrë nga trupi i Terezës". Ajo gotë i bindi autoritetet se këtë herë i kishin vënë prangat personit të duhur, pasi në vitin 2003 ata kishin arrestuar tre të rinj - John Restivo, Dennis Halstead dhe John Kogut - të cilët, megjithëse ishin dënuar dhe kishin kaluar 18 vjet në burg, në fund u liruan nga akuzat pas testeve speciale të ADN-së.

Të tre më pas ngritën një padi dhe fituan 43 milionë dollarë dëmshpërblim.

"Nuk e kam humbur kurrë shpresën. Gjithmonë kam pasur besim te sistemi. Për mua, të dëgjoj se dikush që vrau vajzën time u ndaluar do të më sjellë lehtësim mua dhe familjes sime. Për këtë rezultat përfundimtar jam shumë mirënjohës. Shumë mirënjohës", tha babai i 16-vjeçares fatkeqe, Thomas Fusco.

4 Komente

  1. v
    vari l***t

    Ti ne fakt ke qene i lehtesuar madje edhe me shume mirenjohes, ne kohen kur ata tre te tjeret bene nje burg te padrejte. Dava injorantesh qe besojne verberisht gjithcka qe u thuhet.

    Përgjigjjuni
    1. D
      DINOSAUR

      Kot me ty pyet, ti cfare do te thoje kur FBI ne ate kohe arrestoj te suppzuarut factor?????

      Përgjigjjuni
    2. E
      Emigranti

      Ata prokurorë që arrestuan të pafajshmit duhet të bëjmë nga 10 vjet burg gjithashtu. Pagesa prej milionësh që të pafajshmit kanë marë nuk zëvendësojnë dotë vitet e jetës të marra nga ca prokurorë injorantë.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Elisabeta Imeraj

        Prokuroret qe vune drejtesine ne vend ishin Tik Dhalla dhe Arjan Ndoj, kurse gjukatsi qe dha vendim per demshperblimin e te pafajshmeve ishte gjyqtari i nderuar Zhin Zhoni.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje