I lirua nga Hamasi pas 2 vitesh, reagimi viral i ish-pengut kur provon ëmbëlsirat

16 Tetor 2025, 10:19Lifestyle TEMA
I lirua nga Hamasi pas 2 vitesh, reagimi viral i ish-pengut kur provon

Një peng i liruar nga Hamasi është bërë viral në rrjetet sociale pasi një video e tij po qarkullon në rrjet ku pas 2 vitesh në robëri provon çokollata dhe biskota. 24-vjeçari Guy Gilboa Dalal përjetoi tmerrin në duart e terroristëve të Hamasit kur u mor peng më 7 tetor 2024.

Pas lirimit të tij dhe shkëmbimit të pengjeve, Dalal u kthye në Izrael, ku u prit nga të afërmit e tij me kuti të mbushura me ëmbëlsira. Reagimi i tij kur provoi ëmbëlsirat për herë të parë pas dy vitesh ishte emocionues dhe preku mijëra përdorues të internetit.

“Ouuu”, dëgjohet 24-vjeçari duke thirrur plot gëzim teksa entuziazmohet që në momentin që hap kutitë ku ndodheshin ëmbëlsirat.

Lini një Përgjigje