Rrëfimi i ndjerë i këngëtarit shqiptar: Nuk e takova vajzën time për 10 vite, më pas mësova se është autike

15 Tetor 2025, 12:33Lifestyle TEMA
Rrëfimi i ndjerë i këngëtarit shqiptar: Nuk e takova

Këngëtari dhe artisti Kastro Zizo ka ndarë një rrëfim tronditës mbi marrëdhënien me vajzën e tij dhe betejën ligjore për të qenë pranë saj, pasi i është mohuar kontakti për më shumë se një dekadë. Në një deklaratë per Top Albania Radio, Zizo zbulon se vajza e tij, tashmë 13 vjeçe, është në spektrin autik, një fakt që ai e ka mësuar vetëm pas shumë vitesh shkëputjeje të detyruar. Artisti pohon se për rreth 10 vite nuk i është lejuar të ketë asnjë kontakt me të bijën, e cila është rritur në kushte që ai i cilëson “të tmerrshme”.

“Vajza nuk është si fëmijët e tjerë. Është në spektrin autik, vjen si pasojë e një historiku të gjatë, pak të errët, ku ka jetuar, te nëna e saj,” – shprehet Kastro.

Ai shton se është në një proces ligjor për të rregulluar marrëdhënien me vajzën, dhe se kjo betejë është më shumë sesa një çështje prindërore, është një përballje me padrejtësinë.

“Unë mund të flas me orë të tëra për të… Në një moment kur nuk të është lejuar të shohësh vajzën për 10 vite, mëson se është autike. Mua më është ndërprerë çdo kontakt. Mesa duket kanë menduar se nuk isha i denjë, kanë tentuar të rrisin jo një qenie njerëzore, nuk kanë ditur të rrisin një fëmijë.”

Ai rrëfen gjithashtu se ka udhëtuar vetë drejt Prishtinës për të mësuar mbi situatën e vajzës, pas informacioneve nga shërbimet sociale.

“Vajza është marrë nga unë në kushte të tmerrshme. Shkova në Prishtinë, u lajmërova nga shërbimet sociale, jetonte me të ëmën”./E.K

5 Komente

  1. a
    astrit

    10 vjet e ky nuk e dinte se vajza e tij ishte me probleme shendetesore. E vazhdon drogen ky zoteria?

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eri

      Eh mor Kastro, vone te kane ardhur mendte. Ne kohen kur duhet te ishe babe, beje qenin qe shkoje cep me cep dhe rrije high gjithe kohen. Gjithesesi me mire vone se kurre, t'i kesh femijet me jete dhe shendet e te vogles i uroj permiresim dhe me i mbrri gjerat si moshataret e veta.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qytetari

        Aq mall sa ke pi ti ca prisje te dilte vajza.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Beli

          Duket qartë se kemi të bëjmë me akuza e manipulime meskine, duke shpërfillur faktin se nëna për të cilën flet z. Zizo, është vajza e një figure të shquar e të martirizuar të historisë më të re të Kosovës. Nuk e di nëse gjëra të tilla duhet të dalin në shesh për publikun, sepse mund të lëndohen shumë njerëz, mirëpo kur akuzon tjetrin publikisht për mëkatet vetjake atëherë meriton me gjithë të drejtën e zotit të zhvishesh lakuriq e të nxjerrësh në pah gjithë dritëhijet që përfaqëson. Dhe më në fund, televizionet tona duhet të bëjnë kujdes se kë na nxjerrin përpara syve.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Trishtimi

            Bel Nuk ja vlen të merresh me Kastron Ai mendon se ngjet me Fidelin Po o një fidan që kur nuk bëhet pemë Mëkat për at fëmijë që ka këtë baba Zoti të tregohet zemërgjërë përball vajzës

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje