Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka ngritur një alarm publik mbi një prej trendeve më të përhapura mes fëmijëve, lojën “Roblox”, e cila po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një burim serioz shqetësimi për prindërit në mbarë botën.
Në një postim në Instagram, Vesa ndau një video ku flitet për ndikimin e kësaj loje dhe tregoi përvojën personale me djalin e saj, Lianin, i cili për disa ditë ishte bërë pjesë e botës virtuale të Roblox.
“O Zot, faleminderit që më ke bërë atë nënën që disa e ‘përqeshin’ se i rri shumë gati djalit! Liani qëndroi vetëm disa ditë në Roblox, derisa e bëmë të kuptojë vetë që është e keqe si lojë për të. Është alarmante situata”, – shkroi ajo.
Mesazhi i Vesës është kthyer në një thirrje për ndërgjegjësim prindëror, duke ngritur pyetjen se sa i sigurt është realisht interneti për fëmijët tanë.
Rreziqet e fshehura të “Roblox”
Në pamje të parë, Roblox duket si një hapësirë kreative ku fëmijët mund të ndërtojnë botë virtuale, por pas saj fshihen disa rreziqe serioze.
Përdoruesit kanë mundësi të krijojnë “lojëra brenda lojës”, shpesh pa asnjë kontroll mbi përmbajtjen, çka mund t’i ekspozojë fëmijët ndaj skenave të papërshtatshme, komunikimeve të rrezikshme dhe varësisë digjitale.
Në disa shtete, përfshirë SHBA-në, janë ngritur padi ndaj kompanisë që menaxhon platformën, pasi është zbuluar se persona të rritur kanë përdorur lojën për të kontaktuar fshehurazi me fëmijë.
Ekspertët e teknologjisë paralajmërojnë se Roblox mund të ndikojë negativisht në shëndetin mendor të fëmijëve, duke shkaktuar ankth, mungesë përqendrimi dhe varësi emocionale, për shkak të mënyrës se si është ndërtuar për t’i mbajtur ata aktivë pa pushim.
Me reagimin e saj të drejtpërdrejtë dhe njerëzor, Vesa Luma i është bashkuar një teme që po bëhet gjithnjë e më e ndjeshme për prindërit shqiptarë – siguria e fëmijëve në botën online.
Ajo kujton se edhe kur gjithçka duket “lojë”, pas ekranit mund të fshihet diçka që nuk është aspak e pafajshme.
iiiiii Sa e shemtut kjo katunarja V.Luma. Si lopē e gjalle
Ta hongsha pidhin
Faleminderit Manjaku
Sa injorante kjo! Me siguri e ka fjalen per Roadblocks, por as nuk ditka si shqiptohet, le me ta shkruaje...