Al Pacino rrëfen pengun më të madh pas vdekjes së “dashurisë së jetës së tij”, Diane Keaton

14 Tetor 2025, 09:34Lifestyle TEMA
Al Pacino rrëfen pengun më të madh pas vdekjes së

Aktorja legjendare Diane Keaton ka ndërruar jetë më 11 tetor 2025, në moshën 79-vjeçare, dhe lajmi ka prekur thellë aktorin e famshëm Al Pacino, me të cilin ajo ndau një romancë të gjatë e të ndërlikuar për gati 15 vjet.

Sipas raportimeve të fundit, Pacino ka shprehur pengun e tij më të madh: faktin që nuk u martua kurrë me Diane Keaton, të cilën e ka quajtur gjithmonë “dashurinë e jetës së tij”.

Dy aktorët, që u njohën gjatë xhirimeve të filmit legjendar The Godfather, nisën lidhjen në fillim të viteve ’70 dhe e mbajtën me ndërprerje deri në fund të viteve ’80. Edhe pse qëndruan bashkë për shumë vite, ata nuk u fejuan apo martuan kurrë.

Një mik i afërt i aktorit ka treguar për Daily Mail:

“E di që Al do të pendohet përgjithmonë që nuk e bëri hapin kur kishte mundësi. Për vite me radhë pas ndarjes, ai shpesh thoshte: ‘Nëse është e shkruar, kurrë nuk është vonë për ta provuar sërish.’ Por, fatkeqësisht, tani është vonë.”
Sipas të njëjtit burim, Diane Keaton dikur i kishte vendosur Pacino-s një ultimatum: ose të martoheshin, ose të ndaheshin. Aktori zgjodhi ndarjen.
Edhe pse shtëpitë e tyre ndodheshin shumë pranë njëra-tjetrës në Beverly Hills, thuhet se ata nuk janë takuar apo folur më kurrë pas ndarjes.

Burimi shton se Pacino i është përkushtuar gjithmonë fëmijëve të tij dhe ka zgjedhur të jetojë mes Los Angeles dhe Nju Jorkut.

Ende nuk është bërë e ditur shkaku i vdekjes së Diane Keaton, por mediat amerikane raportojnë se muajt e fundit ajo kishte hequr dorë nga daljet publike dhe shëtitjet e përditshme./E.K
(Ky artikull bazohet në raportimet e Yahoo Entertainment, Mandatory dhe Daily Mail)

Lini një Përgjigje