Dijonis Biba ka tërhequr së fundmi vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale pas një basti të bujshëm për ndeshjen Serbi–Shqipëri.
Biba publikoi në rrjete sociale një skedinë basti prej 10 mijë eurosh për fitoren e Kombëtares shqiptare, që u realizua pas golit të Rei Manajt, duke i sjellë atij një fitim prej 55 mijë eurosh.
Gjithsesi, ai fillimisht e la të paqartë nëse bileta ishte apo jo e tij, duke shkruar mbi foto: “Kush e ka bërë këtë biletë more?”
Por pas përfundimit të ndeshjes, në formë konfirmimi se skedina e fitores i përkiste vetë atij, publikoi një foto me imazhe parash, duke ndezur edhe më shumë reagimet në rrjete sociale.
Pas këtij postimi, në disa portale dhe faqe online filluan të qarkullojnë lajme se Policia e Shtetit kishte nisur hetime ndaj Bibës, me argumentin se bastet sportive janë të ndaluara me ligj në Shqipëri.
Megjithatë, nuk ka asnjë burim zyrtar që të konfirmojë nisjen e hetimeve apo arrestimin e tij.
As Policia e Shtetit, as Prokuroria nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë për këtë çështje.
Vetë Dijonis Biba nuk ka reaguar ende ndaj këtyre raportimeve, ndërsa postimet dhe komentet rreth tij vazhdojnë të qarkullojnë në rrjete sociale.
Ca karri do policia e shtetit apo hajde te marim ndonje kacidhe ,ceshtja fillon nga prokuroret e babezitur dhe gjyqtaret e korruptuar ,ah i lumte dora atij ,sa me shume prokurore dhe gjyqtare
Bravo i qoftë.Përse duhet arrestuar ?
Për besimin ndaj kombëtares edhe pse bastoret nuk e kanë favorizuar,protozoa që shteti ose FFSh t'ia dyfishojnë fitimin! Një shpërblim nga shteti shqiptar me pretkstin se ka shqiptarë që e duan dhe nuk dorzohen edhe kur humb shqipëria dhe e dyta FFSh që edhe pse shumica ishin skeptikë ka shqiptarë që u reh zemra shqip dhe nuk dorëzohen!
Ligji eshte per te gjithe njelloj por ka ca koqe kandari qe vazhdojne te jetojne akoma ne Mesjete.Po si mundet qe ligji dike ta ledhatoje dhe dike ta denoje ? A ka shkelur ligjin , pse mos marre denimin qe parashikon ai? Akoma me Maliqin ju ?