Momente paniku përjetoi kombëtarja e Nigerisë gjatë kthimit pas ndeshjes kundër Lesotos, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Skuadra e udhëhequr nga ylli Victor Osimhen u përball me një situatë dramatike, pasi xhami i kabinës së pilotit u plasarit gjatë fluturimit, duke detyruar ekuipazhin të kryente një ulje emergjente.
Ngjarja ndodhi pak pas nisjes së avionit drejt kryeqytetit nigerian. Sipas raportimeve të mediave, plasaritja e xhamit të përparmë krijoi tension mes pilotëve dhe lojtarëve. Fatmirësisht, ekuipazhi reagoi me profesionalizëm dhe arriti të ulë avionin në mënyrë të sigurt.
Pas ndeshjes së fituar 2-1 ndaj Lesotos, atmosfera e gëzueshme u zëvendësua shpejt nga frika. Pamjet tregojnë dëmet në pjesën e përparme të avionit, ku xhami i plasaritur tregon seriozitetin e situatës.
Pavarësisht alarmit, asnjë lojtar apo anëtar i stafit nuk u lëndua dhe skuadra u rikthye e sigurt në tokë. Autoritetet nigeriane kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse thyerja e xhamit është shkaktuar nga një defekt teknik apo faktorë të jashtëm./ E.K
Burimi: The Sun
Lini një Përgjigje