“Unë dhe shoku im më i mirë”- Foto e rrallë e dy legjendave, Robert De Niro dhe Al Pacino

15 Tetor 2025, 10:18Lifestyle TEMA
“Unë dhe shoku im më i mirë”- Foto e rrallë e dy

Robert De Niro dhe Al Pacino kanë ribashkuar internetin me një postim që po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Në një postim të bërë më 14 tetor 2025 në llogarinë e tij në X (Twitter), Robert De Niro publikoi disa foto bardh e zi me Al Pacinon, duke shkruar thjesht: “Me and the bestie…” (“Unë dhe shoku im më i mirë”).
Dy aktorët legjendarë, të cilët janë miq të afërt dhe kanë luajtur së bashku në disa filma ikonë, shihen të buzëqeshur dhe me një energji që dëshmon lidhjen e tyre të veçantë.

Fotot janë pjesë e fushatës së re të markës “Moncler”, ku De Niro dhe Pacino pozojnë përpara objektivit të fotografit të njohur Platon, të veshur me xhaketa të zeza nga koleksioni më i fundit.

Publikimi i tyre ka shkaktuar reagime të shumta nga fansat, të cilët i kanë përgëzuar për miqësinë e gjatë dhe ndikimin e tyre në historinë e kinemasë./E.K

Lini një Përgjigje