
Të gjithë, por sidomos vajzat, e dinë rëndësinë që ka një trup i lëmuar dhe pa qime. Jo vetëm për arsye estetike, por kryesisht për arsye higjene, shumë vendosin që të heqin qimet në pjesë të ndryshme të trupit si kembët, krahët, sqetullat, zona bikini etj. Përvecc formave tradicionale, jo shumë efektive dhe shumë të dhimbshme të heqjes së tyre, ekzistojnë edhe teknologji më të avancuara si lazeri që mund të aksesohet vetëm në qendra estetike por që janë shumë të kushtueshme.
Revolucioni i Philips Lumea
Lëkurë e lëmuar me jetëgjatësi mundësuar nga teknologjina IPL e Lumea. Një pajisje kompakte, e lehtë për t’u përdorur dhe mbi të gjitha mbrekulli bërëse për heqjen e qimeve të padëshiruara. Ju mund të filloni trajtimet tuaja në shtëpi që sot dhe të jeni gati për sezonin e ri veror. Me një ccmim shumë më ekonomik se ai i salloneve, Philips Lumea sjell të njëjtat rezultate nga komoditeti i shtëpisë tuaj.
Çfarë premton Lumea?
Teknologjia më efektive me rezultate të qëndrueshme deri në 6 muaj pas trajtimit
Reduktim i qimeve deri në 92% në vetëm 3 trajtime
Pajisja e parë në botë me koka të lakuara të ndryshueshme për zona të ndryshme të trupit, fytyrës, bikinit dhe sqetullave
Sensori i integruar SmartSkin për të zgjedhur cilësimin e duhur për tonin e lëkurës tuaj
Nëse dëshironi të mësoni se si ndryshon Philips Lumea nga trajtimet profesionale për heqjen e qimeve, mund ta gjeni përgjigjen tuaj këtu.
Teknologjia që përdor Philips Lumea bazohet në IPL (Intense Pulsed Light), e cila përdoret edhe në sallonet profesionale. Kjo teknologji është përshtatur për përdorim të sigurt dhe efektiv në shtëpi.
Teknologjia IPL funksionon duke ngrohur pigmentin (melaninën) në qime dhe rrënjën e qimeve poshtë lëkurës. Kjo stimulon gjëndrat që të kalojë në një fazë ndalimi të funksionit. Rezultati bën që qimet të bien në mënyrë natyrale dhe pengon rritjen e mëtejshme të tyre.
Sallonet përdorin një dritë me intensitet shumë të lartë për këtë procedurë, e cila mund të jetë e dhimbshme. Ndërsa, pulsimet e lëshuara nga Philips Lumea janë shumë më të buta. Edhe pse me një diferencë të vogël, të dy trajtimet japin të njëjtat rezultate të heqjes së qimeve.
Heqja 100%, e përhershme e qimeve është shumë e pamundur, pavarësisht nëse përdoret teknologjia IPL e përshtatur për përdorim në shtëpinë tuaj apo në një sallon. Ju gjithmonë do të keni nevojë për mirëmbajtje të rregullt dhe periodike për ta mbajtur lëkurën tuaj plotësisht pa qime.
Po ku qëndron ndryshimi mes IPL dhe lazerit tradicional?
Teknologjia me lazer është një tjetër metodë popullore e heqjes së qimeve. Ndërsa IPL krijon një spektër më të gjerë drite (si një flash aparati fotografik), një lazer lëshon një rreze të vetme drite (si një tregues lazer). Prandaj, trajtimi me lazer konsiderohet më i dhimbshëm se IPL që përdor Lumea.
Gjithashtu, teknologjia e heqjes së qimeve me lazer kërkon një kohë më të gjatë trajtimi. Kjo për shkak se madhësia e dritares së trajtimit (nga ku lëshohet drita) është më e vogël se në pajisjet IPL.
Philips Lumea e gjeni në të gjithë rrjetin e dyqanve Neptun dhe tashmë me 20% ulje deri më 31 dhjetor.

ke femna ? patjeter qi duhet depilue gjithcka .yyyyy damethan cdo qime . me shiju si i takon freskin e lkurs