As romanca, as jetë sociale: 19 vjeç, por djali i Donald Trump e ka mendjen veç për biznes

29 Gusht 2025, 18:06Lifestyle TEMA
As romanca, as jetë sociale: 19 vjeç, por djali i Donald Trump e ka

Barron Trump, djali më i vogël i presidentit amerikan Donald Trump, ka kaluar verën duke u fokusuar në zgjerimin e bizneseve familjare, ndërkohë që romancat dhe jeta e natës nuk kanë qenë prioritet.

Sipas revistës People, 19-vjeçari nuk është shumë i interesuar për lidhje dashurore në këtë fazë të jetës, por preferon të marrë pjesë në takime me partnerë të mundshëm biznesi, pasi synon të nisë një sipërmarrje të re në fushën e teknologjisë.

Thashethemet për një lidhje të mundshme u përhapën në muajin maj të këtij viti, kur një burim anonim foli për një të dashur të supozuar, por lajmi nuk u konfirmua kurrë.

Aktualisht, Barron studion në Stern School of Business në Universitetin e New Yorkut dhe, sipas një burimi të afërt me të, takimet dhe jeta sociale nuk janë në fokusin e tij.

“Besoj se për momentin kjo nuk është gjë e madhe për të. Ka detyrime në fakultet, një familje që e adhuron dhe është duke ndërtuar karrierën e tij”, tha burimi për People.

Në një intervistë për Vanity Fair, presidenti i klubit republikan në NYU e quajti Barronin “një çunak disi i veçuar në kampus”. Ai thuhet se nuk është shumë aktiv në jetën studentore, është i tërhequr dhe ka pasion video-lojërat.

Fokusi i tij tek karriera mund të shpjegojë pse është parë rrallë në publik përkrah të atit që nga inaugurimi presidencial i janarit. Megjithatë, sipas burimeve, ai vijon të kalojë kohë me familjen larg syrit të medias.

Donald Trump duket se ka pritshmëri të mëdha nga djali i tij. Në një intervistë për Fox News në mars, ai e përshkroi Barronin si dikë me “aftësi të jashtëzakonshme në teknologji”, duke dhënë shembullin se ai “di si të ndezë kompjuterin e tij”.

“E fik laptopin e tij dhe i them ‘Mirë, mjaft për sot’. Kur kthehem pas pesë minutash, ai e ka ndezur sërish. E pyes ‘Si e bën këtë?’ Ai ka aftësi të pabesueshme për teknologjinë”, deklaroi Trump me seriozitet.

Përveç teknologjisë, Barron ka treguar interes edhe për fushën e pasurive të paluajtshme. Në vitin 2024, ai krijoi kompaninë Trump, Fulcher & Roxburgh Capital Inc., por e mbylli vetëm disa ditë pasi babai i tij siguroi mandatin e dytë presidencial, në mënyrë që të shmangte vëmendjen e tepruar mediatike.

Barron do të rikthehet më 3 shtator në New York, për të nisur vitin e dytë të studimeve në NYU.

12 Komente

  1. k
    kxp

    Komplet psikopat si i ati.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koqe nga ment

      Po mesoi ti me mire te tut. Gjithmon supozojme nese ke gjetur ndonje tru thar si puna jote.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lani

        Ik.or te qifsha robt ty

        Përgjigjjuni
    2. O
      Olsi Jabanxhiu

      Pse o rrote cari? Ti do qe te jete si femijet skiptar qe shesin pordhe me parat e pista te baballareve. Tipik mentalitet anadollak!!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kedi

        Ke shume te drejte

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mara emigrante ne Itali

        Beme baba te te ngjaj , do te rise biznesin tani qe ka baben president se me vone kur mos ta kete do te rise berrylin .

        Përgjigjjuni
        1. .
          .....

          Mara tek Semafori ne Peskara ik e laj halet ate shif ti

          Përgjigjjuni
        2. I
          I lumtë

          Bravo i qoftë. Qënka shumë i pjekur për moshën që ka. Ç'i duhen romancat apo jeta sociale?! Kur ke para i ke të gjitha. Edhe "shokët" të vinë nga mbrapa edhe femrat nuk të ndahen.

          Përgjigjjuni
          1. a
            a.a

            dhe ky fakt e ben ate te lumtur?????? nese eshte keshtu (sic thone gazetat) eshte fakt shume i trishte....... e vlersoj ambicien e djalit por cdo gje eshte me moshe. Ai tani ka kohen te kete jete sociale dhe me moshataret e tij jo me pleq. Do i vije adoleshenca kur te behet 40 vjec (nese nuk e ka kaluar)

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lani

              Rrace budallash..

              Përgjigjjuni
              1. D
                DineHoxha

                USA ka nevoje per nje dinasti Trump qe ta vendos ne shina. Te largoj arabet, te zhduke levizjen woke dhe te deportoj kriminelet dhe azil kerkuesit ekonomik qe kuptohet jan myslyman se duan cdo gje falas.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Alfonso

                  American Psycho

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje