Baballarët në Bullgari, dy muaj pushim për rritjen e fëmijëve nën 8 vjeç

28 Korrik 2022, 20:02Lifestyle TEMA

Baballarët në Bullgari, dy muaj pushim për rritjen e

Baballarët biologjikë dhe birësues në Bullgari do të kenë të drejtën e lejes atërore prej dy muajsh për rritjen e një fëmije nën moshën tetë vjeç, sipas ndryshimeve në Kodin e Punës të miratuar përfundimisht të enjten.

Pushimi mund të merret një herë ose pjesërisht me kusht që babai të mos ketë shfrytëzuar pushimin për rritjen e fëmijës, nën 2 vjeç.

Leja e atësisë nuk mund t’i transferohet prindit tjetër. Pushimi do të llogaritet në kohëzgjatjen e shërbimit kontributiv të një personi. Ai vlen për individët që kanë sigurime shoqërore dhe kompensimi do të vendoset çdo vit.

Lini një Përgjigje