Banore në pallatin që e përpinë flakët në Tiranë, reagon modelja: Falenderoni ata që rrezikuan jetën për të na shpëtuar

16 Prill 2026, 12:13Lifestyle TEMA
Banore në pallatin që e përpinë flakët në

Zjarri i madh që shpërtheu dy ditë më parë në Tiranë, duke përfshirë një pallat 12-katësh, ka prekur edhe figura të njohura të ekranit shqiptar. 

Mes tyre është edhe modelja Gloria Meshi, e cila ka humbur banesën e saj në këtë ngjarje të rëndë, që dyshohet se ka nisur nga ambientet e jashtme të një supermarketi në katet e poshtme të apartamentit.

Përmes disa postimeve në Instagram, Gloria ka ndarë tronditjen e përjetuar, duke vënë në dukje edhe rrezikun e madh me të cilin janë përballur ekipet e emergjencës.

Në një tjetër postim, Gloria ka sqaruar se ajo dhe familjarët e saj janë mirë dhe nuk kanë pësuar lëndime fizike, megjithëse dëmet materiale në apartament janë të mëdha.

Për këtë arsye, ka bërë të ditur se do të tërhiqet përkohësisht nga aktiviteti në rrjetet sociale. 

“Kam parë lajme e komente për zjarrfikës e punonjës policie, por askush s’e di se sa kanë rrezikuar jetën, në çfarëdo kushtesh të këqija pune ishin ata; të gjithë super të sjellshëm e të dhimbshur për të gjithë njerëzit në atë situatë. Faleminderit shumë i madh për të gjithë me radhë. 7 prej tyre u asfiksuan dhe shkuan në urgjencë, të paktën që unë i pashë, dhe shumë prej tyre iu shkri koka, e cila duron deri në 1200 gradë. Zjarri ka qenë shumë i fuqishëm dhe kishte ekstremisht shumë tym. Para se të komentoni, thoni faleminderit që rrezikojnë jetën“, shprehet modelja

14 Komente

  1. R
    Realisti

    Dakord me postimin e kesaj dhe i bashkengjitem mirenjohjes per keta heronj te vertete, por a mund te me thote kush nga redaksia se per cfare dreqin duhen bashkengjitur dhe keto fotot gjysme lakuriq te kesaj modele???????!!!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xy

      Paj bashkangjiten me ti hanger GB se nga klikimet e fotove paguhen me shume…..dhe nese ti ke vetem 5GB abonim mjer per ty….po te hargjohen kokrrat me shpejtesi…;noshta je ne wifi e naj qymez kafe albanistane….

      Përgjigjjuni
      1. R
        Realisti

        Pash te madhin Zot shkruaj shqip njehere se nuk po marr vesh se cfare ke shkruar. Sa per 5 GB mund te kesh ti se te pakten ne kete shtetin ku jetoj une jane pa limit. Sa per qymezin e kafes ne Albanistan ndoshta mund te jesh ti se jetoj prej 26 vjetesh ne mes te Europes, ne mes te te gjitha te mirave dhe nuk me dhemb koka per asnje gje.

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xha Tahipi

          I ka hallall deri ne 100 GB kjo vajza, vetem per kete qe ka thene

          Përgjigjjuni
      2. Çapajev

        Ndonje foto nga zjarri dhe demet a kishit apo çe deshe?

        Përgjigjjuni
        1. E
          E verteta

          - Fatmir si je? - Mirë komandant. Ti si je? - Hiç mirë nuk jam. Na prishi punë ajo italo- sarandiotja me atë punën e diasporës... është çarë interneti. - Mos ma prish gjumin komandat. E rregulloj unë atë punë. Do shikosh që televizorët 24 orë do bucasin. Do harrohet fare ajo.Viktima do?- Shif e bë...edhe viktima s'do ishte keq.- Amarildo si të ka baba...futi nja tre ditë pushime jashtë shtetit se ashtu është një punë.( I them asaj zonjës që të mos vi me këtu se do djegin gjith shqiperine këta)

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rrim shtremer e folim drejt

            Te flasim realisht, ajo s'eshte gjysem lakuriq, por 98%lakuriq, nje ka mbuluar thumin dhe dy bombat me silikon, realiteti. Zjarrfiksit vertet jane heronj, por duhet te jene te kompletuar me veshjet kundra zjarrit.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Palloshi

              Mire qe na Paskan Shpetuar kete "Modelen"..se pastaj Kush do na i Zjgidhe Hallet ne Miletiti??

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sass

                Kjo modelja nga xhibuti paska reaguar

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Al

                  Mero je i papare, hahaha . Vetem fotoja e pare kishte lidhje me zjarrin.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Aqif Gjeraqina

                    Do shfaqet se shpejti filmi " Po ndizet Gopi, por as uji detit se shuan dot". Tung Mero.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lani

                      Kjo ja ka vu flaken .hahahah

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Berishisti i Flaket

                        Ky postimi i kesaj zoçkes te kujton ate historine shume te ngjajshme, kur njerit i ishte djegur shtepia ku ishte edhe gruaja brenda, por qe kishte shpetuar per qime. Dhe e pyet nje i njohur pas disa ditesh: Po ç'ishte ajo mynxure qe te ndodhi, por shyqyr qe te shpetoi gruaja. -Lere, lere, ia kthehu ky, -Ne shtepi mu perveluan te tëra, por shyqyr qe me shpetoi vëra!

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Aliu

                          Me qene dhe kjo silikonja modele , edhe lakuriqi I nates do quhet shqiponje. Nje Bravo te madhe zjarfikesve.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje