Ana María Alcalde, e njohur në rrjetet sociale si “Barbie e Gazës”, është bërë fytyra më e njohur e flotës humanitare “Global Sumud Flotilla” që po udhëton drejt Gazës.
25-vjeçarja spanjolle ka fituar një numër të madh ndjekësish në TikTok dhe Instagram, ku ndan vazhdimisht video e mesazhe mbi situatën humanitare në Palestinë. Shumë media ndërkombëtare e kanë cilësuar atë si simbolin e ri të kësaj nisme.
Sipas Infobae, Alcalde ka arritur të kthehet në një figurë të dukshme publike për shkak të kombinimit mes aktivizmit dhe pranisë së saj të fortë në rrjetet sociale. Ndërkohë, edhe mediat spanjolle si La Razón, Telecinco dhe El País i kanë kushtuar artikuj të plotë përfshirjes së saj në flotën humanitare.
“Barbie e Gazës” tashmë shihet si ambasadore e rinisë evropiane që po mbështet publikisht çështjen palestineze, ndërsa videot e saj vazhdojnë të shpërndahen me miliona shikime./E.K
Burimi: Infobae
Ambasadore, mor ambasadore, por perqafohuni me te para se te futet me haremin e hamasit, se as kockat nuk kane per ti lene. Mazhohistja ana- maria.
Mirë të paktën që po i jep mend ti. Se askush ndërmjet atyre miliona njerëzve që demonstrojnë për Palestinën nuk kanë mend të gjithë bashkë sa ke ti.