Fansat në shok, influenceri 23-vjeçar vdes gjatë trensmetimit 'Live'

3 Tetor 2025, 10:52Lifestyle TEMA
Fansat në shok, influenceri 23-vjeçar vdes gjatë trensmetimit

Një influencues i njohur për pasionin e tij ndaj alpinizmit ka humbur jetën në mënyrë tragjike gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Balin Miller, vetëm 23 vjeç, u rrëzua teksa po ngjitej në El Capitan, formacionin e famshëm shkëmbor në Parkun Kombëtar Yosemite, SHBA. Vdekja e tij u konfirmua nga nëna, Jeanine Girard-Moorman, e cila me një mesazh prekës në “Facebook” ndau dhimbjen e madhe për humbjen e djalit.

“Ai ka nisur ngjitjet që kur ishte një djalë i vogël. Zemra dhe shpirti i tij ishin vetëm për ngjitje. Ai e donte ngjitjen dhe nuk kishte kurrë të bënte me paranë apo famën. Me zemër të thyer më duhet t’ju them se djali im i mrekullueshëm Balin Miller vdiq gjatë një aksidenti ngjitjeje. Zemra ime është copëtuar në një milion copëza. Nuk e di se si do ta kaloj këtë. E dua shumë. Dua të zgjohem nga ky makth i tmerrshëm”, shkroi ajo.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një momenti delikat. Sipas dëshmive të ndjekësve, Miller kishte arritur majën e shkëmbit, por u detyrua të kthehej për të marrë çantat e tij që kishin ngecur në një pjesë të shkëmbit. Teksa po përpiqej t’i ngrinte lart, ai humbi ekuilibrin dhe ra.

Pamjet e transmetimit “live” lanë të shokuar mijëra ndjekës në rrjetet sociale, të cilët nuk e besuan atë që po shihnin.

“Ai arriti në majë, por iu desh të merrte çantat e tij pasi ato ngecën në një shkëmb. Ndërsa po përpiqej t’i merrte, ai ra dhe vdiq. Të gjitha këto ndodhën gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë”, shkroi në “Facebook” një nga fanset e tij, Michelle Derrick, e cila kishte ndjekur udhëtimin e Miller për katër ditë me radhë.
Tragjedia e Balin Miller ka prekur thellë komunitetin e alpinistëve dhe ndjekësit e tij, duke ngritur sërish pyetje mbi rreziqet ekstreme të sporteve të aventurës që shpesh ndahen në kohë reale në rrjetet sociale./E.K
Burimi: Daily Mail

1 Komente

  1. R
    Realisti

    Ahhh... sa keq. RiP!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje