Mariah Carey i ka habitur edhe një herë fansat teksa ka rikonfirmuar se nuk e ‘njeh’ rivalen e saj në muzikë, Jennifer Lopez.
56-vjeçarja ishte të mërkurën e ftuar në emisionin “Watch What Happens Live” të Andy Cohen, kur u pyet për komentin e saj të famshëm, që shumë e morën si të dyshimtë. Ishte viti 2003 kur superylli u pyet se çfarë mendimi ka për këngëtaren e famshme dhe duke buzëqeshur, Mariah thjesht u përgjigj: “Nuk e njoh”.
Edhe të mërkurën, ajo dha të njëjtën përgjigje në momentin që Cohen i tha:
“A mund ta besosh se sa shumë është bërë pjesë e leksikut fjala ‘nuk e njoh’?”.
“Çështja është se po tregohesha e sinqertë kur e thashë, kështu që nuk e di se si u bë kaq e përhapur”, tha këngëtarja e famshme.
“Për të sqaruar, ende nuk e njeh, apo jo?”, e pyeti më pas Andy Cohen.
“Si mund ta njoh papritur… si, e di?”, u përgjigj Mariah duke buzëqeshur.
Ndërkohë përgjigja sërish e dyshimtë e Cary-t për Jennifer Lopez, u komentua shumë në rrjetet sociale. “Si mund ta njohë ajo papritur, o Zot i madh”, shkroi një fans.
“Ndoshta përgjigjja më e mirë është… Unë e njoh atë. Por Mariah e di që ajo thjesht po sillet keq dhe është shumë qesharake!”, shkroi dikush tjetër.
“‘Nuk e njoh atë; përgjithmonë IKONIKE!!!”, vijon një tjetër komentues.
Jennifer Lopa njehet vetem per kar dhe martesa me shume hypesa.
As Mul Noka , as Ija Besit nuk do denjonte te krahasonte J.Lo me njē diva muzikes si Mariah Carey !Mariah eshte kengetare e plotesuar dhe vleresuar anembane botes muzikore !!
Jennifer Lopez eshte bërë e famshme vetem ne saje te bythes se saj te bukur dhe nga martesat e saj me artistë te mëdhenj, sepse si kengetare dhe si aktore eshte e rëndomtë . Dhe, Mariah Carey bën mire qe jep këtë pergjigje.
Përderisa ajo nuk ka shoqëri me të atëherë mirë tboto që nuk e njeh. Shumë e thjeshtë!