Vendimi për t'u bërë prind, Igli Tare: Bashkëjetuam me partneren për tre vite, eksperiencë pak e vonuar

2 Tetor 2025, 08:34Lifestyle TEMA
Vendimi për t'u bërë prind, Igli Tare: Bashkëjetuam me

Igli Tare, gjatë një interviste për “Top Story” ka rrëfyer edhe disa detaje nga jeta e tij personale dhe familjare.

Ai u shpreh se ka vendosur të bëhet prind pas tre vite bashkëjetesë me partneren.

"Vendosa kur gjeta bashkëshorten time në radhë të parë. Fillimisht kemi bashkëjetuar për tre vite, pastaj u transferova në Itali atëhere kishim vendosur të bënim një fëmijë. Në 2003 erdhi në jetë djali i madh, Etieni.

Eksperiencë shumë e bukur, pak e vonuar, por më mirë vonë se sa kurrë. Kam qenë 30 vjeç kur u bëra prind. Them e vonuar sepse kur përjetova ndjenjën them që mund ta kisha përjetuar edhe më parë." -u shpreh Tare.

Lini një Përgjigje