Rita Ora mahnit me elegancën e saj në Javën e Modës në Paris, ndërsa ecën krah Kate Moss

2 Tetor 2025, 10:35Lifestyle TEMA
Rita Ora mahnit me elegancën e saj në Javën e Modës në

Rita Ora tërhoqi gjithë vëmendjen teksa mbërriti dorë për dore me supermodelen Kate Moss në sfilatën Tom Ford Spring/Summer 2026 Womenswear, e cila u mbajt të mërkurën në kuadër të Javës së Modës në Paris.

Këngëtarja 34-vjeçare u shfaq me një stil të kuruar deri në detaj, e veshur me një fustan të zi të ngushtë me jakë të lartë, që vinte në pah linjat e saj elegante, shkruan DailyMail.

Ajo kishte zgjedhur taka ngjyrë burgundy me majë të hollë, duke i shtuar finesë pamjes së saj, ndërsa pozoi para kamerave para nisjes së sfilatës. Pamjen e kompletoi me një çantë të zezë elegante dhe syze dielli me kornizë “cat-eye”.

Ndërkohë, Kate Moss, 51 vjeçe, u shfaq me një kostum të zi me shkëlqim dhe dekolte të theksuar, që gjithashtu bëri bujë në mesin e të pranishmëve.

Java e Modës në Paris, që mbahet nga 29 shtatori deri më 7 tetor, pritet të sjellë paraqitjet e shumë emrave të mëdhenj të modës si Chanel, Louis Vuitton dhe Givenchy, ndërsa Victoria Beckham do të prezantojë koleksionin e saj të shumëpritur të premten.

Përveç shkëlqimit në botën e modës, Rita po jeton momente të veçanta edhe në muzikë. Pas publikimit të këngës së saj më të fundit All Natural./E.K

 

Lini një Përgjigje