Bieta Sulo flet për herë të parë për sëmundjen e Alban Dudushit: Besoj se betejën e kemi fituar

9 Dhjetor 2024, 09:16Lifestyle TEMA
Bieta Sulo flet për herë të parë për sëmundjen e

Moderatorja Bieta Sulo ka folur për herë të parë në emisionin “Goca dhe Gra” mbi sëmundjen e partnerit të saj, gazetarit Alban Dudushi, duke konfirmuar se ai po kalonte një periudhë të vështirë shëndetësore.

Ajo ka shpjeguar se sfidën e kanë kaluar tashmë dhe e konsideron vitin 2024 si vitin më të keq të jetës së saj. Sulo ka theksuar mbështetjen që kanë marrë nga shumë njerëz dhe ka ndarë ndjesinë e fitores ndaj kësaj beteje, duke theksuar se ata ishin bashkë dhe arritën ta kalonin këtë periudhë të vështirë.

''Pas lajmeve vërshuan qindra mesazhe dhe vlerëson të paktën anën tjetër, që jemi në përkujdesjen dhe mendimet e shumë njerëzve. E një beteje… që besoj se e kemi fituar. Ne në jetë kemi beteja të ndryshme, që mërzitemi kur e humbim dhe gëzojmë kur e fitojmë. Kjo është një nga ata që ne e kemi fituar, them ne se e kemi kaluar bashkë.
Ne ishim me njëri-tjetrin, një trup për ta kaluar këtë sfidë. Ky ka qenë viti i sfidave të shëndetit dhe viti më i keq i jetës sime, por unë zgjedh të them që pavarësisht të gjithave ne arritëm të shpëtojmë.''- tha gazetarja.

3 Komente

  1. M
    Messerschmitt

    nuk bie rrufeja ne hale.....

    Përgjigjjuni
    1. "
      "BOHOTINA"

      Ju e fituat kete beteje dhe une jam i gezuar per kete lajm. Albani eshte nje gazetar profesionist pa komplekse, i vertete ne ato qe ben e thote, nuk zvarritet dhe serviloset si shume te tjere. I uroj jete te gjate dhe suksese te tjera ne gazetari... Per mua eshte nje gazetar qe duhet te marrin shembull disa zvarranike gazetare qe i sherbejne te keqes, per shkak te rrogave qe marrin prej atyre qe kane marre Shqiperine zvarre per 34 vjet...(R. Ç)

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        BOHOTINA pi ilacet se sje mire. Ai vetem gazetar nuk eshte e para dhe aktor su be kurre

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje