
Bill Gates ka folur për divorcin nga ish-bashkëshortja e tij Melinda, duke thënë se ai është ende “i pikëlluar” për prishjen e martesës së tyre 27-vjeçare.
Themeluesi i Microsoft-it i cili sot është 65 vjeç, zbuloi se dyshja nuk kishin një marrëveshje paramartesore. Megjithatë ata e ndanë miqësisht pasurinë e tyre të madhe, ku ajo mbajti qenin e familjes.
Miliarderi gjithashtu refuzoi të konfirmonte thashethemet nëse ai e kishte tradhtuar ndonjëherë ish-gruan e tij.
Kur u pyet nëse çifti janë ende miq, Bill tha për “The Sunday Times”: “Unë do të thosha këtë. Në një intervistë ajo zgjodhi të mos e përdorte atë fjalë, por unë do ta përdor.
Ne kemi një, ju e dini, një marrëdhënie super të rëndësishme, komplekse, të ngushtë ku kemi zgjedhur të punojmë së bashku.
Dhe jam shumë i lumtur që punojmë së bashku. Unë jam gjithashtu i pikëlluar njësoj si ajo. Po. E dini, ne jemi rritur së bashku. Kur u martova, po, Microsoft ishte një punë e madhe.
Por unë isha një i ri 38-vjeçar dhe ajo ishte një 28-vjeçare e pjekur (kur u martuan), dhe gjatë këtyre viteve të ardhshme, për sa i përket asaj që mësuam së bashku, çfarë shkoi mirë, çfarë nuk shkoi epo… Dua të them, kjo është më shumë se gjysma e jetës sime të rritur.”
Bill tha se zgjidhja e divorcit, në një kohë kur pasuria e tij vlerësohej të ishte rreth 130 miliardë dollarë, ishte “e drejtë” nga të dyja palët. Ai zbuloi se Melinda nga ndarja e pasurisë mori edhe qenin.
Ai tha se asnjërit nuk i është dashur të vuajë nga një reduktim i pasurisë së tyre, duke thënë se diskutimet ishin më të fokusuar në filantropinë e tyre, duke pranuar se ai ka ende shtëpinë e tij.
Ai tha: “Ajo mori qenin. Ajo thjesht më vrau me këtë. Jo, po bëj shaka. Bota duhet ta dijë se sa i keqtrajtuar jam. Jo, po bëj shaka. Ne nuk ishim të këqij me njëri-tjetrin.”
E pyetur në lidhje me raportet se Bill ka patur lidhje jashtëmartesore, ish-gruaja para pak kohësh u përgjigj në një intervistë: “Këto janë pyetje që Bill duhet t’u përgjigjet.”
O zot ! Te mendosh kush kontrollon Boten informatike.
Po mor katunar, do te vinin ty ta drejtoje qe ke vec morra e pleshta. Na mbyten debilat. Tjetri miliarder qe e ngriti nga hici Microsoftin, ky katunari ketu me 1 lop qe i la tata, del me i zgjuar!!
or tej Mutqirsi i qytetarit , ai qytetari aty me nalt ,e ka fjalen per Moralin e ulet Njerzore qe ka Djalli i Microspoftit qe gruja i pallohet me qen dhe ky vet kerkon zhdukjen e njerezimit . Tani a te hyn ne tru ty Momqim ,se kemi te bojme me dy gjera komplet te ndryshme nga cfar derdellit bytha jote e squt e ? Boll i bone gojore Komentueseve ktu .Komento e jep mendimin tat momqir
Ahahah sa i madh qe je. Katunaro/pabuksat e Albanistanit kishin si kulm teknologjie grupin per te pa telenorben nderkohe qe Billi programonte.
"Bill Gates flet për divorcin me Melindën: Edhe unë jam i pikëlluar, ajo mori qenin " është normale për një relacion të tillë!!pra problemi ka qënë se njëri do mbetej në siklet!nuk ndahet në dysh qeni i shkretë!! ajo që më bëri përshtypje dje në një intervistë,që po të kisha mundësinë do ti kisha rrasur një shpullë mbrapç surratit,me një grua të larguar nga mariupol,ukrainë! ajo thotë "patëm fatin të dalim nga "azovstal"me gjithë dy qëntë dhe dy fëmijët"!! nuk di si e ka pritur ai që e ka intervistuar,por unë kisha për tia thyer mikrofonin në kokë!! me"dy qëntë dhe dy fëmijët"?? një nënë duhet të jetë shumë e tredhur në tru që të përmëndë më parë qënt se fëmijët!? kështu që kjo e billit nuk është nodnjë gjë e veçantë!!