Rita Ora e pakënaqur me produksionin e “The Voice Australia”, kërkon 950 mijë euro për të mos u larguar nga shfaqja vitin tjetër

2 Maj 2022, 16:53Lifestyle TEMA

Rita Ora e pakënaqur me produksionin e “The Voice Australia”,

Trajnerët e “The Voice Australia” thuhet se janë bashkuar për të kërkuar paga të barabarta nga Channel Seven në vlerë ‘më shumë se një milion dollarë (950 mijë euro) secili’, nëse i njëjti panel do të rikthehet për sezonin e vitit 2023.

Sipas Woman’s Day, Guy Sebastian ka udhëhequr sindikatën e trajnerëve pasi e konsideroi pabarazinë aktuale të pagave si ‘të padrejtë’, shkruan DailyMail.

Treshja e përbërë nga Guy Sebastian, 40 vjeç, Keith Urban, 54 vjeç, dhe Rita Ora, 31 vjeçe, pagat e të cilëve thuhet se përbëjnë pjesën më të madhe të buxhetit të spoektaklit të talenteve, po lobojnë në emër të Jessica Mauboyt, 32 vjeçe, e cila thuhet se fiton më së paku nga trajnerët”.

Rita Ora e pakënaqur me produksionin e “The Voice Australia”,

“Të katër trajnerët janë aktualisht me kushte shumë të ndryshme pagese dhe të gjithë, veçanërisht Guy, mendojnë se është e padrejtë dhe e paqëndrueshme”, tha një burim i brendshëm për revistën. “Pasi ishte në serial për disa kohë, ai e di se ai mbijeton në dinamikën dhe kiminë e trajnerëve. Ai ka besim në heshtje që kërkesat e tyre do të plotësohen”.

Sipas revistës, trajnerët mund të ‘largohen nga karriget e kuqe’ sezonin e ardhshëm nëse kërkesat e tyre refuzohen.

Grupi thuhet se po kërkon nga një milion dollarë (950 mijë euro) secili pasi u frymëzua nga kasti i “Friends”, të cilët në vitin 2002 u mblodhën së bashku për të siguruar që ata të paguheshin në mënyrë të barabartë për dy sezonet e fundit të serialit.

Ndërsa përflitet se Mauboy merr pagën më të ulët, kolegët e saj trajnerë thuhet se besojnë se ajo ‘meriton më shumë’.

“Të gjithë e duan Jassican. Ata mendojnë se ajo është zemra dhe shpirti i shfaqjes. Në fakt, të gjithëve u pëlqen të punojnë së bashku dhe janë të lumtur të vazhdojnë për aq kohë sa ka audiencë; megjithatë, ata besojnë se është koha për të mbyllur atë barrierë pagash”, shtoi burimi i brendshëm.

Rita Ora e pakënaqur me produksionin e “The Voice Australia”,

“The Voice Australia” ka dëshmuar të jetë një hit për Channel Seven, duke rrëzuar nga fronti shfaqjet si “Lego Masters” të Channel Nine dhe “MasterChef Australia” për nga shikueshmëria.

Premiera e spektaklit të talenteve ishte spektakli argëtues më i ndjekur i natës.

“The Voice Australia” deoinoi demografinë e shikueshmërisë dhe tërhoqi 843,000 shikues në transmetim direkt.

Shifra e vendosi atë përpara premierës së “Lego Masters”, e cila kishte vetëm 672,000 shikues.

Ndërkohë, “MasterChef Australia” tërhoqi vetëm 545,000 shikues për episodin e tij të parë. 

 

Lini një Përgjigje