Blerta Celibashi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e anëtarit më të ri që do t'i bashkohet familjes mbretërore

6 Shkurt 2026, 08:30Lifestyle TEMA
Blerta Celibashi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e

Princi Leka dhe Blerta Celibashi po përgatiten për zgjerimin e familjes. Pas zyrtarizimit të lidhjes së tyre disa muaj më parë, ata ndodhen në pritje të fëmijës së parë së bashku.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga burime pranë çiftit për “Popart.al”, Blerta Celibashi është shtatzënë dhe foshnja pritet të jetë djalë.

Për Princ Lekën, ky do të jetë fëmija i dytë, pasi ai ka një vajzë nga martesa e mëparshme me Elia Zaharian. Burimet bëjnë me dije se shtatzënia po zhvillohet normalisht dhe çifti ka zgjedhur ta mbajë këtë fazë të jetës së tyre larg vëmendjes publike.

Edhe pse spekulimet kishin qarkulluar prej kohësh, vetëm së fundmi është bërë e qartë se lajmi është i saktë dhe se përgatitjet për ardhjen e fëmijës kanë nisur. Deri tani, Princ Leka dhe Blerta Celibashi nuk kanë dhënë një reagim zyrtar lidhur me këtë zhvillim.

5 Komente

  1. K
    KROI MBRETIT

    Lajm i rendesishem.Po pse e mori Blerten per ta pare.E mori per ta qire dhe bere femije.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Legalisti

      Ishalla nuk del budalla si i jati dhe gjysh Leka! Amin

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shvejk

        Nje pyetje kisha une ne cvend te botes e ka mbreterin kjo familje ?

        Përgjigjjuni
        1. L
          LORA

          Shqiperia jone eshte republike 80-vjecare.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Liku

            Legalistic me plots te drejte . Mortohet budalli me budallacken she mbushin oborin me shashto. Kush e quan princ Kete shashtimenon qe jet on ne luks me floririn e vjedhur shqiptareve..Po keshtu eshte kur nuk kemi shtet ose kemi shtet hajnash. .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje