
TAG Albania, importuesi i përgjithshëm dhe ekskluziv për automjetet BMW në Shqipëri, me rastin e festave të fundvitit, vjen për të gjithë klientët potencialë dhe entuziastët e makinave, me një ofertë speciale, me përfitime të jashtëzakonshme financiare, duke përfshirë edhe një paketë garancie të zgjatur 4-vjeçare.
Kjo është mundësia ideale për këdo që po planifikon të bëjë të vetën një makinë të re, me një çmim promocional, pa pritur gjatë, me kursime të mëdha dhe siguri të plotë, falë një paketë të përfshirë garancie katërvjeçare.
Një ofertë e larmishme për të gjitha nevojat
Oferta përfshin modele të përzgjedhura me kujdes, nga automjetet kompakte dhe praktike deri te modelet më të njohura BMW X, duke përfshirë motorizime të ndryshme, opsione të shumta, paketa sportive M dhe risitë më të fundit teknologjike.
Në këtë ofertë përfshihen automjete me motorë nafte, benzine dhe plug-in hybrid.
Vizitoni dhe shihni nga afër
TAG Albania është shtëpia e të gjithë atyre që lëvizjen e barazojnë me emocionin, që adrenalinën dhe shpirtin sportiv e kanë po aq të rëndësishme sa edhe sigurinë dhe komfortin. Ju ftojmë të na vizitoni në showroom-in tonë dhe t’i prekni nga afër të gjitha ofertat e përgatitura ekskluzivisht për ju:
• Përfitime të konsiderueshme
• Dorëzim i menjëhershëm
• Opsione të shumta
• Garanci 4-vjeçare
• Gamë e gjerë modelesh dhe motorësh
Për më shumë informacion, mund të na kontaktoni në numrat e mëposhtëm të telefonit:
TAG Albania:
+355 67 20 57 232
+355 69 73 73 004
Gjithashtu mund të ndiqni ofertën e automjeteve online në faqen e internetit: www.bmw-albania.com
Na ndiqni në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram për ofertat dhe promovimet më të fundit.
Mos e humbisni mundësinë unike për të hyrë në vitin e ri me një BMW të re.
Shfleto Gallerinë për disa nga ofertat
Yll fare